E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti Ligjor: Dëshmitari i dosjes “Kashari” është vrarë

Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Mjekësia Ligjore vërteton vrasjen e Gani Kamberit. Dëmtimet e rënda traumatike, mënyra e gjetjes së kufomës, pistoleta në dorën e viktimës, divergjenca nga pikës së hyrjes së plumbit me atë të daljes dhe fakti që nuk është gjetur gëzhojnë janë arsyet që vërtetojnë faktin se 50-vjeçari është ekzekutuar.
Madje, Mjekësia Ligjore ka zbardhur dhe faktin e trupi i viktimës nuk është vrarë aty ku u gjet trupi, por është vrarë diku tjetër dhe është transportuar më pas tregon për vrasje. Ndërsa, mënyra e sofistikuar që është përdorur për të humbur gjurmët çon organin e akuzës të hetojnë për një vrasje me paramendim dhe të një krimi të sofistikuar të tipit mafioz.
Hetimet
Ekspertë të Mjekësisë Ligjore përfundojnë ekzpertizën e ish-dëshmitarit të dosjes “Kashari”. Burime nga ky insitucion bëjnë të ditur se Gani Kamberi është vrarë, madje mënyra që është përdorur për të humbur gjurmët flet për një vrasje të paramenduar. Trupi i zhvarrosur i është nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore pas denonincimit të familjarëve për dyshimet në lidhje me vetëvrasjen.
Zhvarrosja
Gani Kamberi u zhvarros rreth tre muaj pasi ka humbur jetën. Dyshimet e familjarëve në lidhje me rrathanat në të cilat ka vdekur 50-vjeçari kanë detyruar porkurorinë të nisë hetimet dhe të urdhërojë zhvarrosjen e trupit të pajetë. Burime nga organi i akzuës bëjnë të ditur se tashmë është ngritur pista për vrasjen e Kamberit. Shkak për ngritjen e kësaj piste është bërë jo vetëm denoncimi i të afërmve, por dhe fakti se ai është gjetur i vdekur vetëm një ditë pasi kishte bërë në denoncim për një konflikt pronësie. Prokurorë nga prokuroria e Tiranës, ekspertë të Mjekësisë-Ligjore si dhe përfaqësues nga policia kanë kryer zhvarrosjen e Gani Kamberit, trupi i të cilit më pas i është nënshtruar ekspertizës. Për zhvarrimin e kufomës është vendosur pas dyshimeve se 50-vjeçari mund të jetë vrarë, pasi denoncoi në organin hetimor, abuzimet me pronat. Ndërkohë mbi ngjarjen ka dalë një listë me 26 persona, që do të merren në pyetje në lidhje me ngjarjen. Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se është vendosur të kryhet riekspertizë për “vetëvrasjen” e deklaruar të tre muajve më parë në fshatin Kashar. Skandali i trojeve dhe dosja e cilësuar si “Kashari”, për të cilën u prangosen dy ish- kryekomunarë, një drejtues aktual dhe zyrtarë të kadastrës e kryepleq, duket se ka rizgjuar organin e akuzës dhe të ngrejë dhe dyshimet në lidhje me vdekjen e 50-vjeçarit nga Kashari. Një tjerët fakt që shton dyshimet e prokurorisë në një vrajse të mundshme është dhe fakti se 50-vjeçari ishte në listën e dëshmitarëve në këtë dosje.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›