Raporti i BB: Evropa, në krizë energjetike

Tiranë, 18 mars, NOA - Pikëpamja për furnizimin kryesor me energji, ngrohjen dhe energjinë elektrike është vënë në pikëpyetje për rajonin e Evropës Lindore dhe Azisë Qendrore, pavarësisht nga roli dhe pozicionimi i fundit i Rusisë dhe Azisë Qendrore si një furnizues i madh e kryesor i Evropës.
Një fakt i tillë pohohet në raportin e ri të Bankës Botërore Drita të fikura? Situata Energjetike në Evropën Lindore dhe ish-Bashkimin Sovjetik, në të cilin theksohet se kërkesa për energjinë primare në Evropë dhe Azinë Qendrore pritet të rritet me 50 % deri në 2030.
Ndërsa kërkesa për energji elektrike pritet
të rritet me 90 %, tha Peter Tomson, drejtor i Zhvillimit të Qëndrueshëm në
Bankën Botërore për rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore.
Raporti në fjalë, citon sesi rajoni u godit më rëndë nga kriza botërore
financiare që filloi në 2008, duke e ulur ndjeshëm kërkesën për energji. Kjo
gjë krijoi një lloj hapësire, por kjo është veçse një interval i përkohshëm
përpara se oferta energjetike të bëhet sërish një shqetësim serioz. Në momentin
që rritja ekonomike do të rimarrë veten sërish e njëjta gjë do të ndodhë edhe
me konsumin e energjisë.
n.e/NOA