E Diel, 1 Nëntor 2026

Taksa te larta Preci Per ata qe fitojne me shume

Taksa e sheshtë dhe sistemi fiskal në Shqipëri e kanë mbyllur ciklin e tyre të suksesit, çka dhe sjell nevojën për ndryshime. Ekonomistët mendojnë se situate aktuale kërkon përshtatje me tregjet dhe zhvillimet në vijim. Për Albanian Screen, Zef Preçi  thotë se duhet të ketë një barrë të drejtë fiskale sipas fitimit mbi kompanitë.

“Duke qenë se kjo taksë përgjithësisht nuk e ka justifikuar veten sa i takon mundësimit të zgjerimit të punësimit për shkak të lënies në duar të kompanive private një volum më të madh fitimi vjetor do të ishte e dëshirueshme që të shihet rivendosja e tatimit të përshkallëzuar për një numër biznesesh që kanë normë të lartë fitimi dhe njëkohësisht do mundësonte të tentojmë të rrisim konkurrencën mes bizneseve”-thotë Preçi.

Një tjetër rregullim i kërkuar për sistemin fiskal është ai i mos lejimit te dërgimit të fitimeve jashtë Shqipërisë, siç ndodh me shumë kompani të huaja.

“Ekonomia shqiptare do të vazhdojë të vuajë një tipar të ekonomive koloniale kur sipërmarrjet fitimprurëse janë në duar të të huajve dhe shërbimet janë në duart e vendasve. Rivendosja e këtij tatimi krijon mundësi për më shumë para në buxhet dhe më shumë politika zhvillimore në duart e qeverisë”-thekson ai.

Rritjen e nivelit të taksës së sheshtë e kërkoi para pak ditësh dhe shefi i misionit të FMN-së. Gerëin Bell tha se kjo takse mund të rritet nga 10 deri ne 15 për qind, pasi gjithsesi ngelet e ulët.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›