Sektori minerar ndryshimet ligjore synojne liberalizimin e tregut

Ndryshimet e reja ligjore në sektorin minerar do të sjellin liberalizim në këtë treg dhe të rrisin prodhimet e eksportin. Ministri i Ekonomistë ka prezantuar draftin e ri para grupeve të interesit dhe investitorëve në këtë sektor. Sipas tij, ligji i ri do të shmangë burokracitë për lejet minerare.
“Baza e re ligjore kërkon të japë një shtesë dhe një zhvillim të ri të këtij sektori minerar në realizimin e prioriteteve nbë drejtim të rritjes së prodhimi të mineraleve tradicionale, rritjes së eksportit me tendencë rritjen e eksportit të produkteve të përpunuara, tërheqjes së investitorëve vendas dhe të huaj, veçanërisht në sektorin e kërkim-zbulimit dhe të vënies në efiçencë të rezevervave minerale në kapacitete të mëdha. Koncepti i ri i transparencës nëpërmjet publikimit të zonave minerare si dhe publikimit online të tyre, procedurat konkurruese në dhënien e të drejtave minerare, koncepti i garancisë financiare për garantimin dhe rehabilitimin e mjedisit kërkojnë të realizojnë një tërheqje sa më të madhe të investitorëve seriozë”-tha Nasip Naço, ministër i Ekonomisë.
Në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë janë në funksionim 556 leje minerale, prej të cilave 506 leje shfrytëzimi dhe të tjerat janë zbulim kërkimi.
Florian Papadhimitri