Raporti i EULEX:Drejtësia në Kosovëme shenja dobësie

PRISHTINë- Në një raport të bërë publik së fundmi misioni i EULEX-it, vlerëson se sistemi i drejtësisë në Kosovë po vazhdon të tregojë shenja të dobësisë, për shkak të ndërhyrjeve në nivele dhe forma të ndryshme. Këto ndërhyrje, thuhet në raport kanë rezultuar me probleme praktike, përfshirë edhe ato të abstenimit paraprak të gjykatësve dhe prokurorëve vendorë nga rastet që janë cilësuar si të ndjeshme.
Në paraqitjen e raportit, zëvendësshefi i EULEX-it, Roy Reeve, ka bërë thirrje për më shumë mbështetje institucionale për sistemin e drejtësisë në Kosovë me qëllim të përmirësimit të gjendjes aktuale në këtë fushë.
Ai ka shfaqur shqetësimin se një numër i madh i çështjeve të mbetura pezull, në veçanti të rasteve civile, kanë bërë që gjykatësit dhe prokurorët vendorë pengohen në zgjidhjen e këtyre çështjeve urgjente.
Në raportin e EULEX-it shprehet shqetësim për mungesën e bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve dhe policisë së Kosovës si dhe me gjykatat dhe vlerësohet se përpjekjet e prokurorisë janë dobësuar nga menaxhimi i dobët dhe mungesa e një personeli mbështetës.
(m.a/BalkanWeb)