Argjentinasit të bindur:Të tjerët duhet tëtremben nga ne

BUENOS AIRES- Argjentina është duke i zhvilluar me një regjim izolimi përgatitjet për në Botëror, ku ajo është një nga favoritet kryesore. Prania në skuadër e Lionel Mesit është ajo që rrit më shumë shanset e skuadrës amerikano-latine. Ylli i Barcelonës kërkon të ndjekë gjurmët e idhullit të tij Maradona, duke udhëhequr Argjentinën drejt fitimit të trofeut. Duke folur para gazetarëve, Mesi deklaroi se do të pëlqente që Argjentina të luante me 3 sulmues në këtë Kupë Bote. “Më pëlqen të kemi më shumë sulmues në skuadër, - tha Lionel Mesi në Pretoria. – Mendoj se Argjentina duhet të luajë në këtë mënyrë, pasi ne kemi sulmues shumë të mirë”. Ndërkohë, Huan Sebastian Veron, që është një nga më të vjetrit në ekipin kombëtar, deklaroi se skuadra është rritur shumë pas fushatës zhgënjyese në eliminatore. “Jemi duke punuar shumë, sepse këto ditë do të na japin shansin ta njohim më mirë njëri-tjetrin”, - u shpreh mesfushori argjentinas. Veron deklaroi gjithashtu se Mesi do të ketë të njëjtën formë si te Barcelona edhe në Kupën e Botës. Ndërkohë, për Gonzalo Higuain, i cili pritet të jetë qendërsulmuesi i Argjentinës në Afrikën e Jugut, deklaroi se kjo skuadër mund të fitojë trofeun. “E vetmja gjë që ne mendojmë është se Argjentina mund të bëjë edicion të madh dhe të çojë Kupën e Botës në shtëpi. Jemi duke punuar shumë dhe skuadrat e tjera duhet të shqetësohen për këtë”, u shpreh sulmuesi i Realit të Madridit. Në seancën e së premtes, Diego Milito në rregull, duke treguar se e ka lënë pas dëmtimin e pësuar gjatë seancës stërvitore të ditës së enjte. Argjentina ndodhet në grupin B të Botërorit, së bashku me Nigerinë, Korenë e Jugut dhe Greqinë.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)