Elbasan, bllokohen2 mijë paketa cigarekontrabandë

ELBASAN - Policia e Elbasanit bllokoi pasditen e sotme një sasi të madhe cigaresh kontrabandë.
Burime zyrtare të policisë bënë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar "Trokadero" Sektori Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në drejtorinë e Policisë së Qarkut, gjatë një operacioni të kryer rreth orës 15.00 të ditës së sotme në dyqanin e 55 vjeçarit Fatos Myftari, në lagjen "Aqif Pasha", bënë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e 2 000 copë paketa cigaresh kondrabandë, etj, të cilat kishin ardhur nga Greqia për t'u tregtuar në Elbasan.
Sipas burimeve policore, mësohet se ndaj 55 vjeçarit Myftari u vendos masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të kontrabandës.
(e.n/BalkanWeb)