Kontabilitet të thjeshtuar deri në 2 milionë xhiro në vit
01/10/2009 Qeveria miraton kriteret për mbajtjen e kontabilitetit të mikrondërmarrjeve
Mikrondërmarrjet e tjera do ta mbajnë kontabilitetin sipas detyrimeve të konstatuara
Qeveria ka miratuar vendimin që përcakton kriteret për mbajtjen e kontabilitetit dhe hartimit të pasqyrave financiare nga mikrondërmarrjet. Sipas këtij vendimi, mikrondërmarrjet me statusin e personit fizik që realizojnë një qarkullim vjetor deri në dy milionë lekë në vitin e fundit financiar, do të mbajnë kontabilitetin e thjeshtuar, me regjistrim të njëfishtë, në baza monetare. Vendimi, i miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, saktëson se të gjitha mikrondërmarrjet e tjera, pavarësisht nga forma juridike, do ta mbajnë kontabilitetin sipas të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara.
Sipas relacionit që shoqëron projektligjin, thuhet se fryma e këtij vendimi është lehtësuese për atë grup të mikrondërmarrjeve me statusin e personit fizik dhe me një xhiro vjetore deri në 2 milionë lekë, për të cilat raporti kosto-përfitim nga mbajtja e kontabilitetit është jo i favorshëm. Prandaj për këto njësi kërkohet të mbajnë kontabilitetin e thjeshtuar me regjistrim të njëfishtë mbi baza monetare. Grupi tjetër i mikrondërmarrjeve, pavarësisht nga forma juridike, që nuk bëjnë pjesë në këtë grup, janë ato me një qarkullim vjetor nga 2 deri në 10 milionë lekë. Relacioni sqaron se këto njësi do ta mbajnë kontabilitetin sipas të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, për faktin se kostot në raport me përfitimet nga mbajtja e kontabilitetit janë të vogla si dhe për faktin se këto njësi janë dominuese në strukturën e ekonomisë sonë. Këto njësi do të mbajnë kontabilitet sipas të drejtave dhe detyrimeve të konstatuara, por nuk do të zbatojnë kërkesat e standardeve kombëtare të kontabilitetit (SKK) si nga pikëpamja e vlerësimeve, ashtu dhe nga numri i pasqyrave financiare që përgatiten nga këto standarde, por sipas një standardi kontabël të posaçëm, që do të përgatitet nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit. Informacioni që do të përgatitet nga këto njësi do të jetë i mjaftueshëm për marrjen e vendimeve nga përdoruesit e interesuar. Pikërisht Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit me vendimin e qeverisë të majit të këtij viti ka përcaktuar kriteret për mbajtjen e kontabilitetit dhe hartimin e pasqyrave financiare për mikrondërmarrjet, duke propozuar për projektvendimin e miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë.
Cilat nuk e zbatojnë
Vendimi i Këshillit të Ministrave nënvizon faktin se mokrindërmarrjet, sipas përcaktimit të bërë në ligjin e muajit tetor të vitit 2002, “Për ndërmarrjet e vogla e të mesme”, i ndryshuar, nuk janë të detyruara të zbatojnë standardet kombëtare të kontabilitetit. Këto ndërmarrje e mbajnë kontabilitetin dhe i hartojnë pasqyrat financiare sipas kritereve të përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
Sigurimet shoqërore
Falen kamatëvonesat e të vetëpunësuarëve në bujqësi
Në mbledhjen e djeshme qeveria ka vendosur të falë të gjitha kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore të parapaguara të të vetëpunësuarëve në bujqësi. Projektligji, i cili mori të gjithë mbështetjen e trupës ministrore, sqaron në detaje procedurën që ndiqet dhe nga e cila të gjithë të vetëpunësuarit në bujqësi përfitojnë nga falja e kamatëvonesave. “Të vetëpunësuarve në bujqësi u falen kamatëvonesat e kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore të papaguara, me kusht që detyrimet e këtyre kontributeve të arkëtohen brenda datës 31.03.2010”, - thuhet në këtë draft ligjor. Gjithashtu në projektligj nënvizohet fakti se falen kamatëvonesat e papaguara për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore, të paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Në projektligj theksohet se kamatëvonesat e paguara para hyrjes në fuqi të këtij ligji për kontributet e sigurimeve të detyrueshme shoqërore nuk kthehen. Projektligji “Për faljen e kamatëvonesave të kontributeve të sigurimeve të detyrueshme shoqërore të papaguara, të të vetëpunësuarve në bujqësi”, i cili u miratua në mbledhjen e paradites së djeshme të qeverisë do të kalojë në procesin e tij ligjor. Kështu, pas miratimit në qeveri ky draft ligjor do të kalojë për diskutim dhe miratim në komisionet parlamentare dhe më pas në seancë plenare. Pas kësaj projektligji kalon për dekretim nga ana e Presidentit të Republikës. Qeveria e kryeministrit Sali Berisha në programin e saj qeverisës i ka vënë rëndësi të veçantë situatës së sigurimeve shoqërore në vend. Kështu, edhe projektligji i miratuar në mbledhjen e djeshme vjen në funksion të prioriteteve të ekzekutivit. Përmes këtij drafti ligjor synohet rregullimi sa më i mirë i situatës së sigurimeve shoqërore tek të vetëpunësuarit në bujqësinë shqiptare.