“Rritja ekonomike është e ngadaltë”
01/10/2009 Fullani: Një pozicion më i ekuilibruar fiskal në 2010-n redukton presionin mbi tregjet monetare
Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit
Brikena Demiras
Rritja ekonomike e vendit është pozitive, por më e ngadaltë se vitet e kaluara. Deklarata vjen nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, i cili ka dalë dje në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës që vendosi të mbajë në të njëjtin nivel normën bazë të interesit. Banka Qendrore uli në janar të këtij viti, për herë të fundit me 0,5 për qind normën bazë të interesit të kredive duke e çuar atë në nivelin 5.75 për qind. Guvernatori theksoi se treguesit makroekonomikë janë në përmirësim, por qeveria duhet të tregojë kujdes në pozicionin e saj fiskal.
Shpenzimet dhe të ardhurat
Guvernatori analizoi se politika fiskale ka vijuar të ruajë një natyrë ekspansioniste edhe gjatë muajit korrik, ndonëse me ritme më të moderuara. “Të ardhurat buxhetore kanë qëndruar në të njëjtat nivele të realizimit të planit me muajt paraardhës, rreth 94 për qind, ndërkohë që shpenzimet janë përmbushur me rreth 98 të planit, duke ruajtur të njëjtin nivel me tre muajt paraardhës”, - tha ai. Ekspertët kanë analizuar se ky efekt ka zgjeruar deficitit buxhetor në këtë periudhë. “Rritja e deficitit buxhetor dhe e shpenzimeve publike mbështet aktivitetin ekonomik në kushtet e kërkesës së pakët të ekonomisë, por ajo shoqërohet edhe me tendencën rritëse të normave të interesit të borxhit publik. Rishikimi në rritje i nivelit të shpenzimeve publike dhe i deficitit buxhetor parashikohet ta ruajnë këtë ndikim edhe për pjesën e mbetur të vitit 2009, ndërkohë që një pozicion më i ekuilibruar fiskal për vitin 2010 do të reduktonte presionin mbi tregjet monetare duke krijuar më shumë hapësira për rritjen e stimulit monetar”, - nënvizoi Fullani. Guvernatori pranoi publikisht se luhatjet e vëna re në tregun e këmbimit të valutave nuk ishin veçse një flluskë dhe se leku në këmbim me euron nuk përbën më ndonjë lajm. Fullani bëri thirrje që kursi i këmbimit duhet të lihet i qetë të luhatet në shtratin e tij të kërkesë ofertës. “Banka e Shqipërisë do të jetë gjithmonë e kujdesshme për lëvizje të pakontrolluara dhe çrregullimeve të qëllimshme në treg. Dua t’ju them se Banka e Shqipërisë i ka të gjitha mundësitë të marrë masat për të ndërhyrë”,- theksoi Guvernatori.
Rreziqet
Guvernatori foli për parashikimet e Bankës Qendrore për zhvillimet e ekonomisë në periudhat në vazhdim. Sipas Fullanit, efektet e krizës ndërkombëtare do të vijojnë të ndihen siç ka ndodhur deri më tani me shkëmbimet tregtare e veçanërisht me eksportet, por edhe me paratë që sjellin emigrantët. “Zhvillimet e fundit sugjerojnë se tabloja e presioneve inflacioniste po zhvendoset përgjithësisht në kahun rënës. Një rrezik në kahun rritës për çmimet e konsumit është përcjellja më e lartë e tendencës së fundit rritëse të çmimeve të lëndëve bazë në tregun botëror. Ecuria e kursit të këmbimit, e pritjeve inflacioniste si dhe pozicioni fiskal i vendit do të vazhdojnë të kushtëzojnë balancën e rreziqeve në të ardhmen”, - tha Fullani. Guvernatori shpjegoi se, Banka e Shqipërisë në misionin e saj mbetet e angazhuar në ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe politika monetare e BSH-së do të jetë e orientuar drejt ruajtjes së qëndrueshmërisë së çmimeve, në përputhje me objektivin e saj.
Tregtia
Të dhënat nga sektori i jashtëm për tremujorin e dytë 2009 dëshmojnë për rënie të shkëmbimeve tregtare të Shqipërisë me botën. Këto tendenca zhvillimi kanë vazhduar gjatë muajit korrik. Eksportet u ulën me rreth 17 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe importet shënuan një rënie prej rreth 8 për qind në terma vjetorë. Zhvillimet në ekonominë e jashtme janë shoqëruar me ruajtjen e niveleve të larta të deficitit tregtar, të cilat ndikojnë në zhbalancimin e raporteve të kërkesës dhe të ofertës për valutë në ekonomi.