E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE për zgjedhjet, pas atij të ODIHR

 

Asambleja e Këshillit të Europës do të mbajë raportin për zgjedhjet në Shqipëri dy ditë pasi të dalë raporti përfundimtar i OSBE-së dhe ODIHR-it. Kështu sipas njoftimeve zyrtare, në datën 28 shtator pritet të dalë raporti i KE-së për zgjedhjet në Shqipëri, i cili do të jetë edhe barometri për ecurinë e proceseve integruese. KE-ja pret që të njihet më parë me raportin e ODIHR-it për të dalë më pas me një qëndrim të sajin mbi ecurinë e zgjedhjeve në Shqipëri. Dokumenti i KE-së do të vulosë përfundimisht nëse Shqipëria i ka plotësuar apo jo standardet në këtë proces elektoral që u mbajt më 28 qershor. Raporti do të lexohet në sesionin e parë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Raportues i zgjedhjeve për Shqipërinë në këtë Asamble do të jete hungarezi Matias Eorsi, ndërsa raportuesja e komisionit ad-hoc të Byrosë Parlamentare do të jetë holandezja Corien Jonker. Nga vlerësimi që do të publikohet në këtë dokument do të varen edhe procedurat e shqyrtimit të kërkesës për statusin e vendit kandidat që Shqipëria dorëzoi më 28 prill. Ky dorëzim u bë nga kryeministri Sali Berisha në Pragë, ku kërkesa iu dorëzua kreut të qeverisë së Çekisë, si vend që drejtonte presidencën e radhës së BE-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›