E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga kreut të këshillit bashkiak të Tepelenës

Tentoi të trafikonte 50 kg kanabis sativa drejt Greqisë
 
TIRANE – Një zyrtar i lartë i pushtetit vendor në jug të vendit është ndaluar në kushtet e flagrancës në pikën e kalimit kufitarë të Kakavijes, rreth 25 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, pasi ai tentonte të kalonte drejt Greqisë 50 kilogramë lëndë narkotike të llojit “kanabis sativa”.
Kryetari i këshillit bashkiak të qytetit të Tepelenës, njëherazi kryetari i degës së Partisë Socialiste të Vërtetë ‘91 (PSV ‘91), Petrit Abedini, me profesion biznesmen, është prangosur pasditen e martë gjatë operacionit të koduar “Pritja”, vetëm 30 metra larg vijës kufitare, pasi gjatë kontrollit të kamionit të tij, u identifikuan 50 kilogramë lëndë narkotike.
“Petrit Abedini, 50 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Tepelenës, është ndaluar në metrat e fundit të territorit shqiptarë, pasi gjatë kontrollit në kamionit tip “MAN”, me targa TP 2798 B, ishin fshehur 50 kg lëndë narkotike dhe kishte si destinacion Athinën (Greqi)”, tha zëdhënësi i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës, teksa shton se, biznesmeni i tregtisë së miellit me shumicë, kishte ngarkuar në trajler një kontenier bosh me qëllim maskimin e lëndës narkotike dhe poshtë saj kishte fshehur 35 pako të mbështjella me letër natriban.
Ndërkohë, mësohet se zyrtari i lartë i pushtetit vendorë aktualisht ndodhet në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe ndaj tij kanë nisur proceduarat penale në akuzën “Trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike’, parashikuar nga neni 283/a të Kodit Penal.
Petrit Abedini njihet si biznesmen në Tepelenë, madje ai zotëron disa magazina me mall ushqimor, si miell, vaj etj., ku i shet me shumicë e pakicë në jug të vendit. Aktivitetin politik, ai, e ka filluar në vitet ’90 duke qenë simpatizant i forcave të majta.
Me formimin e PSV ’91, bisnezmeni Abedini u vendos në krye të këtij formacioni politik në Tepelenë dhe ishte një ndër personat më aktivë në fushatën e elektorale për deputet të kandidatit të PS ’91 në Qarkun e Gjirokastrës, Idajet Beqiri

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›