E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot fillon pelegrinazhi në Tomor, policia merr masat për sigurinë rrugore

Pezullohet trafiku i automjeteve të rënda dhe me kapacitetet mbi 20 vende

TIRANE - Sot nis pelegrinazhi 1-javor në teqenë e Kulmakut në malin e Tomorrit, vendi ku besimtarët bektashinj zhvillojnë bektashinjtë do të zhvillojnë aktivitetin e tyre përkujtimor të përvitshëm.
Në kuadrin e këtij aktiviteti fetar, policia e Skraparit ka paralajmëruar marrjen e disa masave, për disiplinimin e trafikut rrugor, që kanë të bëjnë kryesisht me pezullimin e lëvizjeve të mjeteve të rënda në disa akse rrugore që lidhin fshatrat me malin Tomor.
Në festën e përvitshme fetare, ku mijëra qytetarë nga i gjithë vendi i drejtohen vendit të shenjtë, policia ka urdhëruar një ditë para masa të rrepta ndaj mjeteve të tonazhit të rëndë. Në komunikatën për shtyp të departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit në njoftohen qytetarët se, “nuk do të lejohen të qarkullojnë mjete me kapacitet mbi 3.5 ton (mallrash), si dhe mjete transporti udhëtarësh me kapacitet mbi 20 vende, në akset rrugore Çorovodë-Teqe e Kulmakut, Poliçan-Novaj-Teqe e Kulmakut, si dhe Zona e Tomoricës, Gjethës-Teqe e Kulmakut”.
Policia i bën thirrje qytetarëve të respektojnë këtë rregullore për të siguruar një qarkullim sa më normal të mjeteve. Nga ana tjetër, policia garanton se, shërbimi e Policisë Rrugore janë marrë të gjitha masat për të siguruar një qarkullim normal të mjeteve, si dhe për të garantuar respektimin e kufizimeve të mësipërme.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›