E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkruani me të majtën? Jeni më emotivë

Zhvillojnë një betejë të përditshme me një botë që është “dizenjuar” gati në mënyrë ekskluzive për përdoruesit e dorës së djathtë. Por edhe sfera mentale duke se rezervon surpriza të këqija për mëngjarashët.

Një studim i Universitetit Skocez ka treguar se të mëngjërit janë njerëz më emotiv, aq sa janë cilësuar edhe më inteligjentë. Testi kërkimor i botuar në revistën shkencore “Njerëz të ndryshëm, personalitet i ndryshëm”, ka eksperimentuar njerëz që shkruajnë me dorën e majtë dhe i ka krahasuar me atë që përdorin dorën e djathtë. Diferencat kanë qenë të dukshme.

Në këtë kërkim femrat kanë rezultuar më me probleme karakteri. Ato janë përgjigjur në mënyrë më të saktë përballë pyetjeve si “shqetësohem shumë kur bëj gabime”, ose, “kritikat më friksojnë”, etj. Ata, sipas studiuesve janë më të frikësuar kur bëjnë gabime dhe kushtëzohen nga kritikat e të tjerëve, në ndryshim nga njerëzit që përdorin dorën e djathtë.

Por kërkuesit kanë konkluduar se ata që përdorin dorën e majtë, kanë më dominante anën e djathtë të trurit, pikërisht atë që kontrollojnë aspektet negative të emocioneve, prandaj personaliteti i një mëngjarashi nuk mund të përkufizohet kaq lehtësisht.

“Edhe pse rezultojnë më emotivë, kjo gjë inkurajon vënien në praktikë të strategjive efikase gjatë adoleshencës, ose edhe fëmijërisë, duke e bërë kështu një mëngjarash të jetë shumë më i fortë se një përdorues i dorës së djathtë”- thonë studiuesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›