Raporti i KLSH-së: “Mbi 100 tendera infrastrukture kanë pasur shkelje ligjore”
Nga 184 tendera, në 108 prej tyre janë konstatuar shkelje ligjore. Dëmi i shkaktuar kap një vlerë prej rreth 385 milionë lekësh
Ervin Koçi
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vijuar edhe kohët e fundit me bërjen publike pas zbardhjes së shkeljeve dhe abuzimeve që bëhen në tenderat shtetërorë, veçanërisht në ato në infrastrukturë. Me dhjetëra projekte dhe tendera në infrastrukturë kanë rezultuar me abuzime të mëdha duke i shkaktuar buxhetit të shtetit qindra miliona lekë dëme. Abuzimet dhe shkeljet me këta tendera janë verifikuar kryesisht gjatë vitit të fundit dhe atij të kaluar, në ente të ndryshme shtetërore. Kështu nga 184 tendera të zhvilluar gjatë vitit 2007, Kontrolli i Lartë i Shtetit vëren në raportin e tij më të fundit se në 108 prej tyre janë konstatuar shkelje ligjore që i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në një vlerë prej rreth 385 milion lekë. Sipas raportit të KLSH-së rezulton se këto shkelje janë kryer 50 për qind gjatë fazës së përgatitjes së dokumenteve të tenderave nga entet prokuruese, 35 për qind në procesin e zhvillimit të tenderit, veçanërisht në pranimin, vlerësimin dhe kualifikimin e ofertuesve, ndërsa 15 për qind në fazën e lidhjes dhe zbatimit të kontratave.
Subjektet abuzues
Subjekti ku KLSH-ja ka vërejtur shkeljet më të mëdha është Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me rreth 357 milionë lekë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare me 17,5 milionë lekë. Barrën më të rëndë të këtij dëmi e mban rruga Durrës-Kukës, ku sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, ai është në vlerën e 357 milionë lekëve, ose 92 për qind e gjithë dëmit të shkaktuar gjithsej nga shkeljet në tenderat e të gjitha ministrive. Sipas KLSH-së, në kontratat e lidhura me projektuesit e segmentit të rrugës Rrëshen-Kalimash dhe me kontraktorët e ndërtimit të segmentit nuk janë zbatuar kërkesat e legjislacionit shqiptar për urbanistikën dhe kontrollin e disiplinimin e punimeve të ndërtimit, si dhe tatimin mbi të ardhurat. Raporti i KLSH-së vëren se në zbatimin e kontratave të lidhura me pesë kontraktorët e segmentit të rrugës Kalimash-Kukës-Morinë është vepruar në kundërshtim me disa ligje duke shkaktuar një dëm prej rreth 184.213 mijë lekësh.
Dëmet ndaj buxhetit
Abuzimi me projektet e ndryshme të infrastrukturës dhe sidomos me projektet madhore siç është ai Durrës-Kukës, ku qeveria shqiptare ka derdhur sasinë më të madhe të parave të buxhetit të shtetit, i shkakton këtij të fundit dëme direkte. Ky efekt negativ sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit është shkaktuar si pasojë e ndryshimit të volumeve të punës të përcaktuar edhe nga rritja më tepër e këtyre volumeve. Në zbatimin e kontratave të lidhura me kontraktorët e segmentit të rrugës Kalimash-Kukës-Morinë është shkaktuar një efekt negativ ekonomik nga shkelja e grafikut të punimeve dhe raportimit fiktiv të volumeve të punës. Kështu sipas KLSH-së, abuzimet më të mëdha i kanë kryer firmat private shqiptare në ato segmente që nuk kanë të bëjnë me ato pjesë të rrugës që mbulohen nga firmat e huaja ndërtuese. Në të gjitha rastet shkeljet e konstatuara dhe dëmet efektive janë bërë në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, e cila duhet të bënte mbikëqyrjen e tenderave dhe punimeve dhe që mban për këtë edhe përgjegjësinë direkte.
BOX////////////////////////////////
Vazhdojnë me intensitet punimet në aksin “Rrëshen-Kalimash”
Me një intensitet pune që deri tani numëron 13.4 milionë orë punë vazhdohet të punohet në aksin e rrugës “Rrëshen-Kalimash”. Kompania “Bechtel-Enka” është duke vazhduar punimet në të gjithë gjatësinë e rrugës prej 60 kilometrash. Deri tani janë prodhuar 385 trarë nga 2 impiante dhe 7 ura kanë përfunduar dhe janë vënë në shërbim të automjeteve për të lehtësuar trafikun në këtë aks. Janë ndërtuar bazamentet dhe këmbët mbajtëse për 15 ura të tjera dhe në 23 shtator ka filluar dhe puna për vendosjen e trarëve në urën më të lartë të aksit prej 80 metra. Deri tani janë gërmuar 25 milionë metra kub material dhe 9 milionë metra kub material mbushës është vënë në përdorim. Në 24 shtator ka përfunduar dhe asfaltimi në seksionin e provës në afërsi të të portalit verior të tunelit. Seksioni 3 i projektit do të asfaltohet nga “BEJV” së shpejti. Për të arritur në këtë nivel pune janë dashur të përdoren 1300 makineri të llojeve të ndryshme, përfshirë nyje asfalti, 5 sonda për të hapur tunelet, lancera për trarët e urave, gurore, nyje betoni, vinça të lartësive të mëdha, 380 kamionë dhe 92 ekskavatorë. Ky projekt, i cili është gjigant në llojin e tij, ka përfshirë një numër të madh force pune prej 3 700 punëtorësh. Ky projekt do të sjellë një vepër të niveleve të larta dhe aksi “Rrëshen-Kalimash” më në fund do të ketë një fytyrë të re të niveleve europiane.
Parku industrial i Koplikut, qeveria italiane jep 200 mijë euro për punimet
Rreth 200 mijë euro është fondi i dhënë nga qeveria italiane për ndërtimin e Zonës Industriale të Koplikut në Malësinë e Madhe, një nga projektet më të rëndësishme në rajonin verior të vendit. Punimet për ndërtimin e këtij parku industrial do të nisin së shpejti. Projekti, i cili do të financohet nga qeveria italiane me një fond rreth 200 mijë euro, do të ndërtohet në katër faza në një sipërfaqe prej 70 ha, ndërkohë që qeveria shqiptare e ka dhënë atë me koncesion për 34 vite. Zona Industriale do të jetë e ndarë në pjesë më të vogla, të cilat janë të destinuara për aktivitete prodhuese, për zyra dhe shërbime, si studime profesionale, sigurime, agjenci të ndryshme, dogana, shërbime mjekësore, etj, të cilat janë planifikuar të administrohen nga pjesëmarrja e bizneseve shqiptare dhe atyre italiane në një shtrirje të barabartë raportesh. Pjesë e procedurave të fillimit të punimeve për ndërtimin e Zonës Industriale të qytetit të Koplikut është edhe nënshkrimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, e cila është programuar në fundin e këtij muaji. Për ndërtimin e kësaj zone vëmendje të veçantë ka treguar edhe konsullata italiane në Shkodër, së bashku me përfaqësues të biznesit italian.
Gjermania nis bashkëpunimet tregtare me Shqipërinë
Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, në bashkëpunim me Dhomën Kombëtare të Tregtisë dhe Industrisë të Gjermanisë, organizuan dje një seminar për kontratat tregtare ndërkombëtare. Qëllimi i këtij seminari ishte njohja e përfaqësuesve të biznesit me përgatitjen e kontratave me partner biznesi, si dhe ligjin uniform të aplikuar në shitjet ndërkombëtare. Lektori gjerman Hatto Brenner, shpjegoi bazat dhe pjesët përbërëse të një kontrate me një partner të huaj, si dhe u angazhua për shtrirjen edhe më tej të bashkëpunimit me biznesin shqiptar për fushat e tregtisë ndërkombëtare.
Pjesëmarrësit në këtë takim, shprehën interesim për njohjen e procedurave në fushat e biznesit, pasi po vjen në rritje zgjerimi i bashkëpunimit me partnerë të huaj.
27 Shtator 2008