Shisnin drogë pranë një shkolle, përfundojnë në prangat e policisë
Tiranë – Policia arrestoi dy ditë më parë dy shtetas të dyshuar për “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Burime policore thanë për gazetën se Orges Xhelali, 37 – vjeç dhe Elion Sula, 26 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë janë vënë në pranga pasi u kapën në rrugën “4 Dëshmorët”, pranë një shkolle, duke shitur lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia prej 201.5 gr lëndë e dyshuar narkotike, një mjet veturë e tipit “Seat toledo”, me targa TR 7645 K, pesë aparate telefoni celular, sasia e parave prej 4 000 lekësh si dhe një pasaportë shqiptare. Materialet e përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës.
Spille, thikë bashkëfshatarit në lokal, prangoset 33 – vjeçari
Kavajë – Policia kreu arrestimin në flagrancë për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal, shtetasin Bujar Daka, 33 - vjeç, lindur dhe banues në fshatin Spille Kavajë. Rreth orës 17:30 dyshohet se ky shtetas në një lokal në fshatin Spille, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin Nexhat Kurumi, 32 - vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël Kavajë. I plagosuri aktualisht ndodhet në Spitalin e Durrësit me dëmtime të rënda shëndetësore. Materialet për këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Tiranës.
27 Shtator 2008