Raporti i KLSH-së, abuzimet me donacionet për kanalet kulluese dhe rrugët rurale
Abuzimi me përzgjedhjen e firmave të supervizionit në vlerën e 300 mijë dollarëve. Në inventarët e ministrive nuk raportohet vlera e objektit pas investimit të kryer
Habjon Hasani
Tiranë - Raporti i KLSH-së për kanalet ujitëse dhe rrugët dytësore të ndërtuara nëpërmjet donacioneve të huaja ka nxjerrë në pah një sërë abuzimesh me këto projekte. Në konkluzionet e këtij raporti theksohet se ndonëse në disa kanale ujitëse janë investuar miliona dollarë, në inventarët e Ministrisë së Bujqësisë nuk janë ndryshuar bilancet dhe objektet ku është bërë investimi rezultojnë si në gjendjen e para investimit. “Nga kontrolli lidhur me administrimin e veprave të dorëzuara për fazën e tretë të projektit u konstatua se objektet e rehabilituara nga projekti janë në inventarët dhe nën administrimin e Drejtorisë së Bordeve të Kullimit me vlerën fillestare të tyre dhe mbas investimeve të kryera nga projekti në kontabilitetin e MBUK-së nuk është shtuar vlera e investimit të kryer në to, në kundërshtim me Ligjin nr. 7661, datë 19.01.1998 “Për kontabilitetin”. Për përmirësimin e gjendjes në të ardhmen nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit u rekomanduan masa organizative dhe zhdëmtimi për zbatim”, - thekson raporti i KLSH-së.
Abuzimet
Në lidhje me projektet për kanalizimet të administruara nga Ministria e Bujqësisë në bashkëpunim, problem konstant kanë qenë fondet e lëvruara për firmat që do të bënin auditimin e punimeve të financuara. Kanë qenë rreth 300 mijë dollarë fondet për zgjedhjen e firmave supervizuese, por sikurse rezulton dhe në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, mënyra se si janë zgjedhur subjektet që do të kryenin këto supervizime është krejtësisht në kundërshtim me ligjet, madje ka pasur vetëm katër kompani të favorizuara që sipas KLSH-së kanë operuar në supervizim. “Pagesat për kontratat e shërbimit të supervizionit për vitet 2006 dhe 2007 janë në vlerën 32 milionë e 482 mijë e 796 lekë. E njëjta procedurë është ndjekur për shërbimin e supervizionit për vitin 2007 dhe 2008. Duke vlerësuar hapat e mësipërm konstatojmë se procedurat e mësipërme nuk u përmbahen marrëveshjeve me donatorët e projektit, të cilat në seksionin 3 të marrëveshjes së lidhur me Bankën Botërore ‘Prokurimet’, përcaktojnë format e prokurimit, bazuar në udhëzuesit e Bankës Botërore. Gjithashtu nuk i referohen as legjislacionit shqiptar, Neni 1, i Ligjit nr. 7971, datë 26.7.1995 ‘Për prokurimin publik’ (i ndryshuar) dhe vendimeve përkatëse të Këshillit të Ministrave, të cilat përcaktojnë rregullat për prokurimet e mallrave, të ndërtimeve dhe të shërbimeve, duke e kthyer procesin e mësipërm në jotransparent, i cili nuk siguron trajtim të barabartë mes pjesëmarrësve, si dhe nuk siguron ndershmëri dhe besim publik për fondet në dispozicion. Grupimi në katër kompani i shërbimit të supervizionit i të gjithë kontratave të punimeve civile, për vitin 2006, me vlerë 1 647 788 lekë, ku minimalisht duhet të supervizionojnë 20 kontrata secili në të gjithë vendin, është pothuajse i pamundur nga ana teknike realizimi i shërbimit”, - përcakton raporti i KLSH-së.
Rrugët
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar gjatë kontrollit miliona lekë dëme që kanë lidhje me tenderat dhe projektet e rrugëve në institucionin e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve. Këto projekte, që kapnin shumat e mbi 30 milionë USD-ve dhe ishin financim i Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim “IDA”, e cila i kishte lëvruar këto para për programin e “Mirëmbajtjes së rrugëve” dhe që menaxhohej nga Njësia e Zbatimit të Projektit në DPRR. Por edhe pse ky projekt arriti objektivin e caktuar, përsëri nga kontrollet e kryera u vërejtën mangësi dhe shkelje me pasojë dëmin ekonomik në vlerën e 25 milionë e 146 mijë 857 lekëve. Dëmet u konstatuan në punimet e realizuara pa cilësinë e duhur, në pagesat e përfituara padrejtësisht, shkelje e kritereve të kontratave etj. Por shkelje të tjera në këtë sektor janë zbuluar edhe në ndërtimin e segmentit rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, i shumëpërfolur për punimet pa cilësi dhe vonesat në përfundimin e tyre. Ky projekt, i cili kapte shumën e 28.5 milionë eurove, ishte një financim i Bankës Europiane të Investimeve. Në përfundim të kontrollit në këtë projekt është zbuluar shkelja totale e 44.195 eurove, në zërat mbivendosje punimesh, rritje fiktive e çmimit të konsulencës, si dhe nga mospagesa në kohë e kontraktorit sipas kontratës nga ana e Njësisë së Zbatimit të Projekteve në DPRR-ë.
Bordet e projekteve, ministrat shkelin marrëveshjet
Një tjetër element i konstatuar nga KLSH-ja flet për emërimet e paligjshme në bordet që drejtojnë projektet e investimit që qeveria bën në bashkëpunim më donatorët ndërkombëtarë. “Sipas Urdhrit nr. 585, me nr. 4166, të datës 22.12.2005, të ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ‘Për organizimin e Komitetit Drejtues të projektit të ‘Menaxhimit të burimeve ujore’, komiteti drejtues ka këtë përbërje: ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve; drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit Toka Ujëra; drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Burimeve dhe Ofrimit të Shërbimeve; drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Financiar; kryetari i Unionit të SHPU/FSHPU; drejtori i Projektit të Menaxhimit të Ujërave; drejtore e Institutit të Studimit të Tokave. Kjo përbërje e Komitetit Drejtues të projektit nuk është në përputhje të plotë me Ligjin nr. 9349, datë 3.3.2005 ‘Për ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe fondit kuvajtian për projektin e rehabilitimit të ujitjes (faza III)’, pasi neni 4, pika c përcakton: ‘Huamarrësi do të ngrejë një komitet drejtues të kryesuar nga ministri i Bujqësisë dhe i Ushqimit, ku do të përfshihen drejtorët e departamenteve përkatëse brenda Ministrisë se Bujqësisë dhe Ushqimit dhe një përfaqësues nga Ministria e Financave për aprovimin e skemave nën komponentin 1 të projektit, monitorimin dhe zbatimit të tyre’. Në fakt, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve dhe/ose drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit të Burimeve dhe Ofrimit të Shërbimeve nuk lidhen në mënyrë organike me funksionet e ngritjes së komitetit drejtues të projektit”, - cakton raporti i KLSH-së.
9 Qershor 2009