E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Itali-Slloveni letër BE për përshpejtimin e procesit për Shqipërinë

BRUKSEL- Ministrat e Jashtëm të Italisë dhe Sllovenisë, Franko Fratini dhe Samuel Zbogar, kërkojnë përshpejtimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Në një letër drejtuar homologëve të tyre europianë, dy shefat e diplomacisë Italiane dhe Sllovene, kërkojnë përshpejtimin e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. 

Këto dy vende janë të vetmet në Ballkan të cilat nuk kanë arritur të marrin miratimin e Komisionit Europian për lëvizjen e lirë të qytetarëve në vendet anëtare të Shengen. Ndërkaq, Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi kanë marrë premtimin për heqjen e vizave që në mesin e muajit dhjetor duke qënë se sipas Brukeslit kaë përmbushur kushtet e vëna nga Bashkimi Europian, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja nuk kishin plotësuar ende kërkesat sic janë pajisja e qytetarëve me pasaporta biometrike, ruajtja e kufijve etj.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›