Kriza ekonomike, plani i të ardhurave ulet me 100 milionë dollarëNga TemaQeveria shqiptare zyrtarizoi dje disa prej efekteve të krizës ekonomike botërore, teksa Komisioni parlamentar për Ekonominë nisi të diskutojë propozimet e saj për uljen me rreth
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Kriza ekonomike, plani i të ardhurave ulet me 100 milionë dollarëNga TemaQeveria shqiptare zyrtarizoi dje disa prej efekteve të krizës ekonomike botërore, teksa Komisioni parlamentar për Ekonominë nisi të diskutojë propozimet e saj për uljen me rreth 100 milionë dollarë të të ardhurave për këtë vit. Ndryshimet në buxhet në të vërtetë përmbajnë edhe të dhëna të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me shpërndarjen e një pjese të parave të arkëtuara nga privatizimi i ARMO-s dhe OSSH. Një pjesë projektesh, të cilat ishin parashikuar të financohen këtë vit, nuk do të marrin këtë financim sipas asaj që parashikon buxheti i ri. Efektet e krizës ekonomike, ndonëse në Shqipëri nuk e çuan në recesion vendin, janë të tilla që e detyruan qeverinë të shkonte në këtë hap. “Bëjmë një korrigjim të të ardhurave të buxhetit me rreth 10 miliardë lekë. Ulim të ardhurat e buxhetit, çka reflekton presionet e krizës globale në ekonominë shqiptare, që lidhen me importet dhe disa aktivitete ekonomike të eksporteve, po ashtu reflektojmë atë ndryshim që i bëmë në ecje e sipër kontributit të sigurimeve shoqërore që e ulëm me 1/3 në krahasim me fillimin e vitit. Ne synojmë të rialokojmë rreth 8 miliardë fonde nga investimet publike dhe rreth 1.3 miliardë nga shpenzimet operative si fonde që nuk mund të përdoren gjatë vitit, për shkak se prokurimet nuk janë përfunduar deri në këtë moment, për shkak se një pjesë e investimeve nuk konsiderohet e domosdoshme dhe eficiente në një vit të tillë problematik për financimin normal të gjithë aktiviteteve”, - tha Bode.
Efektet e krizës, ndryshimet në kursin e këmbimit, rënia e të ardhurave dhe shpenzimet e larta e kanë përkeqësuar pozitën e Shqipërisë sa i përket borxhit të jashtëm. “Rritja e borxhit publik për këtë vit në Shqipëri nuk vjen për shkak të rritjes në terma realë të borxhit, por për shkak të rivlerësimit të borxhit. Rreth 30% të borxhit publik e kemi borxh të huaj, e kemi në valutë të huaj. Ndryshimi i vlerës së këmbimit të valutës së huaj me monedhën vendase na çon në një mbivlerësim”, - tha Bode.
Ministri i Financave tha se planifikohet që huamarrja të ulet dhe se nuk do të pranohen interesat e larta që po ofrohen nga bankat këto ditë për bonot e Thesarit. Ndryshimet në buxhet do të diskutohen të enjten në seancë plenare dhe pritet që aty thjesht të miratohet ajo që shkoi në Komisionin e Ekonomisë.