E Diel, 1 Nëntor 2026

Kur Berisha "dënonte" me burg KokëtNga TemaDje u mblodh Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare. Përkrah Jozefina Topallit ndodhej dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi dhe ai i grupit parlamentar të LSI, Lefter Koka. Ky i

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Kur Berisha "dënonte" me burg KokëtNga Tema

Dje u mblodh Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare. Përkrah Jozefina Topallit ndodhej dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Astrit Patozi dhe ai i grupit parlamentar të LSI, Lefter Koka.

Ky i fundit shpesh është cilësuar nga kryeministri, Sali Berisha, si “Koka i krimit”, si “drejtuesi i Klanit të Zemunit”.

Por tani ai do të japë votën për Berishën dhe do koordinojë grupin e tij parlamentar që të votojë pro Berishës për gjithçka. Kur vëllai i tij, Leonard Koka, u arrestua për kontrabandë cigaresh, Lefteri deklaroi se ishte Berisha që i arrestoi vëllanë. Por, të shkuara, të harruara. Kështu thotë Berisha. Gazeta “TemA” sjell sot një akuzë të bërë ndaj Kokës, kur Berisha erdhi sërish në pushtet për një ndërtim në zonën muzeale të qytetit. Sa për akuzat që Berisha i ka bërë atij kur ishte në opozitë, do të duheshin shumë e shumë faqe për t’i shkruar.

Berisha: Gjyq Kokës për “monstrën” 24 kate

26 maj 2006

Kryeministri Berisha kërkoi dje në mbledhjen e KRRTRSH ndjekje penale për kryetarin e Bashkisë se Durrësit, Lefter Koka dhe për anëtarët e KRRT së këtij qyteti. Shkak për këtë, sipas tij, është dhënia e një lejeje ndërtimi nga KRRT e qytetit të Durrësit për godinën me tri kulla, me nga 4, 23 dhe 24 kate, si dhe me 2 kate nëntokë në rrugën “Taulantia”, të marrë përsipër nga firma ndërtuese “SIG”. Kjo leje është vlerësuar nga kryeministri si në kundërshtim me ligjin.

Sipas zotit Berisha, kjo leje ndërtimi “ka shkatërruar anën muzeale të qytetit të Durrësit” dhe konkretisht objektin e Amfiteatrit të qytetit. Berisha nuk ka nguruar ta vlerësojë objektin 23-katesh si një “përbindësh” që po mbyt amfiteatrin. Kryeministri Berisha kërkoi që ky ndërtim të prishet dhe të zhdëmtohet çdo objekt historik që është dëmtuar si pasojë e tij. “Mediet kanë informuar në mënyrë të përsëritur për varrosjen e vlerave të mëdha kulturore nga ky pallat përbindësh. Nuk mund të ketë asnjë ndërtim ngjitur me Koloseun dhe me pjesën më të çmuar të qytetit. Kjo duhet të jetë çështje e një analize shumë serioze”, - ka deklaruar Berisha.

Sipas tij, leja e ndërtimit në fjalë është një ndëshkim për qytetin e Durrësit dhe kjo do të thotë se ata që e kanë dhënë, “nuk kanë asgjë të përbashkët me vlerat e këtij qyteti të mrekullueshëm, e kësaj trashëgimie shumë të madhe që kemi në atë qytet”. Berisha ka urdhëruar ministrin e Transporteve, Lulzim Basha, që të mbikëqyret objekti në ndërtim dhe të hiqet çdo lopatë betoni e hedhur për ndërtimin e pallatit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›