PS: ODIHR fundosi Berishën
Nënkryetari i grupit kuvendor te PS Sajmir Tahiri tha se raporti provoi se mandati i Bashes për Bashkine e Tiranes është ilegjitim, ndërsa theksoi se rezultati i dale nga KQZ dhe kolegji nuk ishte I bazuar ne ligj. Tahiri nënvizoi se PS është e gatshme te bashkëpunojë për hartimin e një kodi te ri zgjedhor, duke pare te mundur dhe rikompozimin e KQZ, te kërkuar dhe ne raportin e ODHIR. Ne te njëjtën linje, LSI shton se hartimi i një ligji te ri zgjedhor është i domosdoshëm. Te hënën OSBE ODHIR publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale, duke nxjerre ne pah një sërë problemesh ne vendimmarrjen e KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor. Sikurse edhe në 3 raportet paraprake, ODHIR vëren se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të polarizuar mes mazhorancës dhe opozitës, megjithatë ato ishin konkurruese dhe transparente. Për ODIHR-in 10 % e qendrave të votimit patën probleme në përmbushjen e kërkesave ligjore.