E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosen masat e sigurisë në 10 shkolla

Bashkia e Tiranës vendos masat e sigurisë për nxënësit në 10 shkolla 9-vjeçarë dhe të mesme në kryeqytet. Bashkia e Tiranës bën të ditur se brenda një afati të shkurtër kohor, do të ndërtohet infrastruktura e sigurisë edhe në 36 shkolla të tjera në kryeqytet.

Nënkryetarja e Bashkisë, Jorida Tabaku, ishte dje në shkollën “Vasil Shanto” në Tiranë, për të parë përfundimin e punimeve. Nxënësit e kësaj shkolle kanë qenë deri më tani shumë të ekspozuar ndaj rrezikut të trafikut të makinave. Pas këqyrjes së punimeve, zonja Tabaku u shpreh para mediave: “Bashkia e Tiranës e ka prioritet sigurinë e fëmijëve dhe të nxënësve. Kemi ndërhyrë në mënyrë energjike dhe deri tani janë 10 shkolla në Tiranë me infrastrukturë të re të sigurisë, që janë kanxhellat mbrojtëse, vijëzimet dhe sinjalistika. Shumë shpejt, këto masa sigurie do t’i kenë edhe 36 shkolla të tjera në kryeqytet. Ju e shihni se sa e nevojshme ka qenë kjo ndërhyrje këtu tek shkolla ‘Vasil Shanto’ që është e ekspozuar ndaj rrezikut të trafikut të makinave”, - tha Tabaku. Dhjetë shkollat ku kanë përfunduar tashmë punimet për infrastrukturën e rë të siguarisë janë: “Skënder Çaçi”, “Shkolla e Kuqe”, “Bajram Curri”, “4 Dëshmorët”, “1 Maji”, “Pjeter Budi”, “Çajupi”, “Partizani”, “Ahmet Gashi”, “Vasil Shanto”. Ndërkaq, Bashkia e Tiranës njofton se do të vendosë shumë shpejt të njëjtat masa sigurie në të gjithë shkollat e qytetit, pasi siguria për fëmijët dhe nxënësit e shkollave është prioritet absolut i saj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›