Postermania pushton edhe agjencitë funerale
Fushata elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit nuk po kursen asgjë. Manisë së partive për të reklamuar materialet e tyre propagandistike nuk po u shpëtojnë dot as agjencitë funerale, pavarësisht se posterat, flamujt dhe banderolat pa fund të tyre janë të vendosura dhe shfaqen në çdo mur, rrugë, rrugicë, autobus dhe dyqane. Siç shihet edhe në këtë foto, të bërë në një nga zonat e kryeqytetit, aktivistët e Partisë Demokratike nuk kanë ngurruar që të vendosin banderolën e tyre “Shqipëria po ndryshon” edhe në një agjenci funerale. Por si të mos mjaftonte kjo, në materialin propagandistik shkruhet “Eja dhe ti”, duke i dhënë edhe më shumë nota tragjikomike kësaj pamje.
19 Qershor 2009