Rama: “Ndëshkim ligjor për punonjësit e Policisë që do të prekin votat e PS-së”
Kreu i PS-së: “Votën e ndryshimit, nuk ka Zot që e çon në drejtim tjetër”. Rama, akuza edhe Berishës për presionet ndaj arsimtarëve dhe administratës
Shaban Sulçe
Vijojnë paralajmërimet e forta të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në drejtim të çdo tentative që synon manipulimin e votave të PS-së në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Ndërsa dy ditë më parë Rama paralajmëroi ndëshkim ligjor për segmentet e pushtetit në rast se guxojnë të prekin votat e PS-së, të njëjtin paralajmërim kryesocialisti e ka bërë edhe dje në drejtim të strukturave të Policisë. Rama ka thënë se punonjësit e Policisë duhet të qëndrojnë larg votave të popullit shqiptar, pasi në të kundërt do të ndëshkohen me forcën e ligjit.
“Asnjë shqiptar i veshur me uniformën e policisë nuk duhet të ngatërrojë ngjyrën e uniformës së shtetit me ngjyrën e flamurit të pushtetit dhe duhet të qëndrojë larg votave të popullit shqiptar më 28 qershor. Sepse ndryshe do të ndëshkohet dhe nuk do të kemi paqe derisa ta vëmë përpara ligjit”, - tha kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Berisha
Kreu i Partisë Socialiste ka lëshuar akuza të ashpra në drejtim të kryeministrit Sali Berisha. Rama tha se është i turpshëm kërcënimi që Berisha dhe Partia Demokratike u bëjnë arsimtarëve në vend, duke u thënë se nëse nuk do të votojnë PD-në do t’i largojnë nga puna. Rama i inkurajoi arsimtarët në vend që të mos bien pre e presioneve nga njerëzit e dëshpëruar, të cilët i pret humbja e pashmangshme më 28 qershor. “Dua t’i them Sali Berishës se nuk ka turp më të madh për një pushtet dhe për një kryeministër në Europën e shekullit të 21-të që nga një anë t’u numërojë përditë arsimtarëve dhe arsimtareve rrogën që u rrit dhe, nga ana tjetër, t’i kërcënojë përditë se po nuk i dhanë votën do t’u heqë rrogën. Asnjë arsimtar dhe arsimtare nuk duhet të trembet përpara këtij presioni njerëzish të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara sepse nuk shmangin dot humbjen e paralajmëruar”, - deklaroi Rama.
Administrata
Gjatë fjalës së tij në takimin e zhvilluar në qytetin e Gjirokastrës kryetari i Partisë Socialiste është ndalur gjithashtu edhe tek administrata shtetërore, e cila, sipas të gjitha informacioneve, po abuzohet me përdorje në mitingje elektorale. Sipas kryesocialistit, një fenomen i tillë është i papranueshëm për një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Europian. “Asnjë drejtues dhe asnjë karrige e administratës së këtij shteti nuk duhet të vazhdojë me kërcënime ndaj nëpunësve të këtij shteti dhe kërcënimeve të mësuesve edhe mësueseve të fëmijëve tanë, me kërcënime ndaj mjekëve dhe infermierëve që paguhen nga taksat tona, sepse votën e socialistëve, votën e progresistëve, votën e ndryshimit, nuk ka Zot që e çon në drejtim tjetër”, - deklaroi Rama.
19 Qershor 2009