E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OKB:Shqipëria vend tranzit për drogën

Shqipëria vazhdon të jetë vend tranzit për kalimin e drogës. Deklaratën e ka bërë analisti pranë zyrës së OKB për drogën në Vjenë, Thomas Pietschman, gjatë një interviste për BBC-në, duke iu referuar raportit më të fundit të OKB-së për trafikun e drogës.

Sipas raportit, trafikuesit e drogës po shfrytëzojnë, pozitë delikate e Afrikës Perëndimore duke kërcënuar kështu sigurinë në vend. Afrika Perëndimore është kthyer tani në rrugën tranzite kryesore të kokainës nga Amerika e Jugut për në Evropë. “Shqipëria tani nuk është në mes vendeve më problematike përsa i përket trafikimit të drogës, megjithëse sipas tij atje ka ende probleme, pasi vendi vazhdon të jetë vend tranzit’- thotë ai, duke iu refruar vendit tonë.

Si e sheh tani zyra e OKB situatën për Shqipërinë ?

Shqipëria pati një rritje të madhe të trafikimit të drogës gjatë periudhës 2000-2004. Pas kësaj periudhe fatmirësisht Shqipëria nuk është në listën prioritare të shqetësimeve. Ajo çka po shohim ne tani është më pak problem nga trafikantët shqiptare në Itali në vendet e ish Jugosllavisë, në Zvicër, në Gjermani, në Austri si dhe në pjesën tjetër të Evropës.

Shqipëria shpesh cilësohet nga organizata ndërkombëtare dhe shtypi si vendi tranzit i heroinës. Ku qëndroni ju me këtë?

Shqipëria qartë është vend tranzit dhe vazhdon të jetë vend tranzit. Ajo çka shohim ne tani është se opiumi që vjen nga Afganistani, shkon në Iran, në Turqi, më pas në Bullgari dhe nga Bullgaria në Shqipëri që pastaj vazhdon për në Itali. Ky ka qenë tipari klasik në vitet e fundit dhe kjo nuk ka ndryshuar. Ajo çka ka ndryshuar është se numri i trafikantëve dhe sasia e trafikut që kryhet nga Shqipëria ka rënë në vitet e fundit dhe këtu flas për pas vitit 2004.

Çfarë karakteristikash të tjera keni vënë re ju përveç kësaj tregtie kontrabande të drogës. Për çfarë droge tjetër përmendet Shqipëria?

Shqipëria përmendet si vend prodhues i mariuanës. Pjesa më e madhe e kanabisit që gjendet në Greqi dhe Itali vjen nga Shqipëria. Të njëjtën gjë shohim edhe në Serbi, Kosovë dhe Bullgari. Te të gjitha burimi është Shqipëria.

Si mund të përshkruani bashkëpunimin që keni patur ju si organizatë e OKB-së me qeverinë në Shqipëri?

Mund të them se bashkëpunimi është përmirësuar në vitet e fundit. Megjithëse fatkeqësisht nuk është në nivelet e vendeve të tjera. Pjesërisht kjo ka të bëjë me fondet që qeveria e Shqipërisë ka. Pjesërisht është dhe problemi se Shqipëria ende nuk përfaqësohet në disa organizma dhe takime të rëndësishme si është takimi i krerëve të agjencive për zbatim të ligjit që është për të ardhur keq pasi vështirëson shkëmbimin e informacionit.

Cila është pikëpamja juaj përsa i përket gjërave. Do të ketë progres?

Në përgjithësi ne jemi optimistë se gjërat do të përmirësohen pasi edhe tani situata ka filluar të përmirësohet në Ballkan. Shqipëria definitivisht nuk është në mes vendeve më të këqia për momentin siç ishte disa vjet më parë. Gjërat po përmirësohen. Ne jemi optimistë se rryma pozitive do të vazhdojë.

(BBC)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›