Raporti i OSBE-së; problemi i pronave pengon investimet
Anëtarësimi në NATO ndikoi pozitivisht në kryerjen e reformave në Shqipëri.
Ky është një ndër përfundimet e raportit të paraqitur nga ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, Robert Bosch, në Këshillin e përhershëm të kësaj organizate për periudhën shtator 2007 – tetor 2008. Si në çdo raportim vjetor, zyra e OSBE-së bën vlerësimet dhe kritikat e saj për situatën politike, problemet e ditës dhe reformat e ndërmarra nga qeveria dhe Kuvendi, ku përgjithësisht kjo zyrë asiston. Vlerësimet më të mëdha shkojnë këtë radhë për konsensuset politike të arritura gjatë vitit që sollën si rezultate reformën kushtetuese dhe disa reforma të tjera të rëndësishme. Por OSBE-ja ka kritika për reformën e pritshme në drejtësi, në ligjin e ri për median, në mosefikasitetin e kthimit të pronave dhe zvarritjen e reformës zgjedhore. Ashtu si organizma të tjera ndërkombëtarë, edhe kjo zyrë vlerëson ecurinë ekonomike dhe hapat e marrë nga qeveria në këtë drejtim.
Vlerësimet
Që në krye të raportit thuhet se viti i fundit u karakterizua kryesisht nga një periudhë gjatë së cilës dy partitë më të mëdha politike arritën të gjenin një mirëkuptim të gjerë politik për programin e reformave. Si faktor parësor të këtij konsensusi, raporti vlerëson marrjen e ftesës për t’u anëtarësuar në NATO. “Kjo ngjarje ishte gjithashtu faktori parësor për të shpjeguar përse partitë kryesore politike filluan të zhvillonin një konsensus ndërpartiak për çështjet kryesore strategjike, gjë që nga ana tjetër pati një ndikim pozitiv në procesin e reformave”, - citohet në raportin e OSBE-së. Përveç kryerjes së reformave, raporti vlerëson disa reforma që lidhen me ekonominë. Rezultatet për të përmenden që në pjesën e parë të raportit sipas të cilit Shqipëria ka vazhduar rritjen me një përqindje të shëndetshme prej 5.0% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, megjithëse rritja e çmimeve të karburantit dhe energjisë elektrike shtoi trysninë e inflacionit. “Nisma, si adoptimi i taksës së sheshtë dhe sistemi i regjistrimit të bizneseve në one-stop-shop, ndërthurur me veprimin dinamik për të formalizuar tregun e zi, ka sjellë përfitime përmes rritjes së nivelit të mbledhjes së taksave dhe rritjes së investimeve të huaja”, - thuhet në raport. Po këtu përmendet edhe raporti i Bankës Botërore në shtator të këtij viti që e renditi Shqipërinë në vend të dytë mes vendeve që kanë ndërmarrë reforma në vitet 2007-08 për të lehtësuar biznesin, duke parë reforma që kanë thjeshtëzuar dhe zbutur rregullat. Në lidhje me luftën antikorrupsion, përmenden raporte si ai i TIA-s, i cili e renditi Shqipërinë në një pozicion më të përmirësuar se çdo herë tjetër. Përmendet fakti që shumë zyrtarë të mesëm janë arrestuar si dhe kërkohet akoma më shumë punë për zyrtarë të lartë dhe grupe të krimit të organizuar. Në lidhje me rendin, raporti vlerëson si mjaft pozitive miratimin e ligjit të ri për Policinë e Shtetit, synimi kryesor i të cilit është ndarja e përgjegjësive politike nga ato operative.
Kritikat
Megjithatë, raporti ka dhe vërejtjet e tij për reformat që kanë nisur. Sipas OSBE-së, potenciali për tregti dhe investim të huaj gjithashtu është ndrydhur nga shqetësimet që rrjedhin nga siguria ligjore dhe fizike e pronës, korrupsioni dhe çmimet e larta të operimit. Moskthimi i pronave vazhdon të jetë një shqetësim dhe ngrihet pyetja nëse shteti ka potencialin financiar dhe fizik për të kompensuar 100 për qind me vlerën e tregut pronarët. Sipas OSBE-së, “çështjet e pazgjidhura të pronës kanë penguar përpjekjet për të zhvilluar një treg trojesh funksional dhe kanë frenuar investitorët e huaj”. Kjo zyrë kritikon rotacionin e shpeshtë në administratë dhe në Policinë e Shtetit. Për lëvizjet në polici në raport thuhet se “ka pasur shumë raste, sidomos në fushën e emërimeve dhe largimeve, ku vendimet janë marrë nga instanca të larta politike”. Liria e mediave preket gjerësisht kur kritikohet ligji i ri për KKRT-në që është akoma i pamiratuar në Kuvend. “Garancitë që projektligji ofron për pavarësinë e KKRT-së dhe të RTSH-së duken të pamjaftueshme dhe ka ende një mungesë përparimi në hartimin e një strategjie dixhitale të konsultuar gjerë”, - thuhet në raport.
Reforma në drejtësi, duhen më shumë konsulta
Raportimi për reformën zgjedhore zë një vend të rëndësishëm të raportit, ku ka kritika për mënyrën e miratimit të projektligjeve. Fillimisht, vlerësohet së tepërmi miratimi i ligjit për pushtetin gjyqësor, i cili shihet si një përmirësim i rëndësishëm i procesit ligjor. Gjithashtu, përmendet debati për vendet vakante për Gjykatën e Lartë. Pasi bëhet një rezyme e gjithë debatit, vlerësohet së tepërmi puna e Presidencës për të ngritur grup ekspertësh, i cili qetësoi situatën. “Dhe për këtë i duhet dhënë meritë e madhe Presidencës që e propozoi këtë ide”, - thuhet në raport. Njëkohësisht në raport përmendet që në korrik 2008, Ministria e Drejtësisë përfundoi përgatitjen e projekt-ndryshimeve për ligjin për prokurorinë dhe në shtator 2008 Kuvendit iu dërgua për shqyrtim një projektligj për administratën gjyqësore ku thuhet se tani po zhvillohen konsultime. Gjithashtu, përmendet që në tetor 2008, Këshilli i Ministrave miratoi një sërë projektligjesh për profesionin e Avokatit dhe Noterit, Gjykatat Administrative dhe Shërbimin e Përmbarimit me qëllim, siç pretendohet, që ta përafrojë legjislacionin kombëtar me standardet e BE-së. Por zyra e OSBE-së ka kritika për këto dy ligje duke vlerësuar se “deri më sot, dy projektligjet, të cilat synojnë të luftojnë korrupsionin brenda gjyqësorit, duket se forcojnë kontrollin e ekzekutivit mbi gjyqësorin, duke ngritur pyetje mbi ndarjen e pushteteve dhe ato nuk u diskutuan si duhet me aktorët kyçë përpara se të paraqiteshin zyrtarisht. Në përgjigje të kritikave nga bashkësia kombëtare, tani po zhvillohen konsultime”. Më tej, në raport thuhet se ”megjithëse është ende herët për të komentuar mbi hollësitë e këtyre ligjeve, mund të vërehet se ato u miratuan ose pa iu nënshtruar një procesi të plotë konsultimi publik, ose duke shpërfillur komentet e bëra nga bashkësia ndërkombëtare”.
Reforma zgjedhore, e ngadaltë
Robert Bosch, ambasadori i OSBE-së në vendin tonë, citon se reforma zgjedhore ka shënuar njëfarë përparimi gjatë vitit të fundit. Në të përmendet edhe ndryshimi i sistemit zgjedhor, vullneti i përsëritur i partive për të bërë Kodin Zgjedhor dhe zvarritjet nga shtatori i 2007-ës deri në prill të 2008-ës. “Megjithëse procesi u zhvillua në mënyrë tejet të zvarritur nga shtatori 2007 deri në prill 2008, Kuvendi më në fund miratoi një sistem të ri zgjedhor. Qershori 2008 pa përurimin e një komisioni të posaçëm të tretë, këtë herë për të hartuar një Kod Zgjedhor të ri”, - thuhet në raport duke nënvizuar se “megjithëse aktorët kyçë kanë shpallur në mënyrë të përsëritur vullnetin e tyre politik për të rënë dakord për një Kod Zgjedhor brenda korrikut 2008, deri më sot procesi ka vazhduar i ngadaltë në pritje të miratimit përfundimtar nga ana e Kuvendit në tetor”.
Raporti vëren se duhet kërkuar konsensusi më i gjerë i mundshëm dhe paketa për të cilën do të bihet përfundimisht dakord duhet të lejojë kohë të mjaftueshme për administrimin e suksesshëm të zgjedhjeve.
Ligji për ish-bashkëpunëtorët e shtetit, OSBE-ja, skeptike
Raporti vlerëson se Kuvendi vazhdoi të shqyrtonte legjislacionin për ish-bashkëpunëtorët e regjimit komunist, duke u përqendruar kryesisht te bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. “Diskutimet nisën në verë dhe vazhdojnë në vjeshtë. Shpresohet që tani do të lejohet koha e mjaftueshme që ligji të shqyrtohet nga Kuvendi dhe e gjithë shoqëria civile, duke mbajtur parasysh ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Gjithsesi, duke qenë se Shqipëria është futur në një vit zgjedhjesh, mbetet për t’u parë nëse do të gjendet një zgjidhje e kënaqshme dhe e qëndrueshme për këtë çështje në të ardhmen e afërt”, - citon raporti.
Gërdeci, prokuroria të hetojë pa ndërhyrjen e politikës
Ngjarja e Gërdecit përmendet si një prej zhvillimeve të rëndësishme të ndodhura në vend. Aty vlerësohet hetimi që po bëhet nga ana e prokurorisë dhe masave të marra nga qeveria për rindërtimin e zonës. OSBE-ja bën thirrje që “Prokuroria e Përgjithshme duhet të vijojë hetimet pa ndërhyrjen e politikës”. “Në korrik 2008, imuniteti parlamentar i ish-ministrit të Mbrojtjes u hoq për t’i hapur rrugë hetimeve mbi rolin e tij. Në përpjekjet për rindërtimin e zonës, qeveria ndërmori masa madhore, duke zhvilluar një strategji koherente pasrindërtim”, - thuhet në raport, ndërsa sa i përket sigurisë së zonës, bashkësia ndërkombëtare në mënyrë të përsëritur ka bërë thirrje që perimetri i sigurisë prej 800 metrash përreth zonës së shpërthimit të respektohet si zonë e ndaluar, për aq kohë sa të certifikohet si zonë e sigurt nga ekspertë të huaj të pavarur.
Pronat, mund të bëhet më shumë
Për sa i përket vetë reformës së pronave, raporti thotë se në lidhje me procesin e kthimit dhe kompensimit, mund të bëhet më shumë për të rritur transparencën dhe për të përshpejtuar më tej procesin. “Duhet kryer një vlerësim i kërkesave në pritje të paraqitura pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave (AKKP) dhe procedurat zbatuese duhen përmirësuar për të rritur efikasitetin”, - thuhet në të. Njëkohësisht, rekomandohet se duhet ndërmarrë edhe një vlerësim mbi aftësinë e shtetit për të kompensuar ish-pronarët me të holla, pasi si ish-pronarët, ashtu edhe qeveria, e kuptojnë se shteti nuk zotëron fonde të mjaftueshme për të kompensuar 100% të vlerës së drejtë të tregut të sotëm si kompensim për shpronësimet.