E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i OSBE/ODIHR-it, PR: Raport vlerësimesh



Republikanët akuzojnë opozitën se po përpiqet të mbjellë konfuzion, të vrasë shpresën dhe të dekurajojë çdo motivim të zgjedhësve, që janë aktorët më të rëndësishëm dhe përfituesit më të drejtpërdrejtë nga plotësimi i standardeve të 28 qershorit. Sipas PR-së, raporti i OSBE/ODIHR-it ishte një raport konstatimesh, vlerësimesh dhe rekomandimesh objektive, i cili ligjëroi procesin zgjedhor në vend. Nënkryetari i PR-së, Arjan Madhi, deklaroi dje se ky raport vlerëson se zgjedhjet shënuan përmirësime të ndjeshme dhe plotësuan shumicën e angazhimeve të OSBE-së dhe të akteve të tjera ndërkombëtare. “Është e pafalshme që në emër të interesit të saj politik, PS i drejtohet opinionit në mënyrë spekulative, duke deformuar konkluzionin final të raportit, si shprehje të vlerësimit negativ për zgjedhjet në Shqipëri”, - theksoi z. Arjan Madhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›