E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Uashingtonit: Gjatë 2008-s, qeveria “Berisha” ka respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut

Raporti i DASH vlerëson se ndryshe nga periudha e qeverisjes së të majtës, në vend nuk janë regjistruar krime me karakter politik, edhe pse problematike vlerësohen vrasjet me sfond gjakmarrjen si dhe larjet e hesapeve mes organizatave të ndryshme kriminale. Dokumenti vlerëson se gjatë vitit që shkoi liria e fjalës është garantuar dhe se media s’ka pasur asnjë pasojë që mund të vinte si rrjedhojë e veprimeve të qeverisë

TIRANE - Qeveria shqiptare respekton në tërësi të drejtat dhe liritë e njeriut.
Është ky vlerësimi i raportit të përvitshëm që publikoi dje Departamenti Amerikan i Shtetit në lidhje me vendin tonë për vitin 2008.
Raporti vlerëson se ndryshe nga periudha e qeverisjes së të majtës në vend nuk janë regjistruar krime me karakter politik, në një kohë që problematike vlerësohen vrasjet me sfond gjakmarrjen si dhe larjet e hesapeve mes organizativ të ndryshme kriminale. Gjithashtu raporti vlerëson se gjatë vitit që shkoi nuk ka pasur zhdukje apo rrëmbime personash me sfond politik.
Raporti vlerëson se liria e fjalës është e garantuar dhe se nga ana e qeverisë nuk ka asnjë reperkusion.
“Në tërësi individët mund të kritikojnë qeverinë publikisht ose privatisht pa pasur asnjë sanksion në një kohë që nuk është regjistruar asnjë përpjekje nga ana e qeverisë për të mbytur kritikat e individëve të veçantë”, thuhet në raport.
Po në këtë linjë vlerësohet se gjatë vitit të kaluar nuk ka patur asnjë padi penale për shpifje kundrejt gazetarëve.
Qeveria shqiptare sipas raporti ka respektuar në maksimum lirinë e tubimeve dhe protestave paqësore dhe në këtë drejtim vlerësohet fakti që në asnjë rast Policia e Shtetit nuk ka keqtrajtuar protestuesit.
Raporti i DASH-it vlerëson se qeveria respekton maksimalisht lirinë e besimit. Në këtë drejtim thuhet se qeveria Berisha ka nënshkruar kohët e fundit një marrëveshje me katër komunitetet kryesore fetare në vend për lehtësimin e procesit të kthimit të pronave të konfiskuara dikur nga sistemit komunist.
Gjithashtu raporti vlerëson se nuk ka pasur asnjë kufizim në lirinë e përdorimit të internetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›