E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryesocialisti presion degës së PS-së lokale dhe kryabashkiakut për të mbushur Pallatin e Sportit

Disa televizione lokale të Durrësit, kanë lajmëruar gjatë gjithë ditës së djeshme, për koncertin e sotshëm në pallatin e sportit të këtij qyteti. Ndërkohë, për gjatë gjithë ditës së djeshme, dy tre automjete kanë qarkulluar nëpër rrugët e Durrësit, ku nëpërmjet altoparlantëve të tyre, ripërsërisnin ftesën për qytetarët durrsakë, për pjesëmarrje në takimin e sotëm me “vullnetarët” në pallatin e sportit

TIRANE – Edi Rama, kreu i PS-ës, prej ditësh ka lajmëruar takimin me vullnetarët, paditen e sotme në Durrës. Duke e vlerësuar edhe vetë si shumë ët rëndësishëm këtë takim, jo aq për ato çfarë do të thotë në formë n e monologut, por për atë që ka më shumë merak, të tregojë se gëzon “mbështetje popullore”, Edi Rama, prej ditësh ka marrë masa që dhjetëra autobusë me “vullnetarë” nga rrethet të vërshojnë sot në Durrës. Mesazhet që prej ditësh ka marrë Rama nga Durrësi, kanë të bëjnë me atë se qytetarët e këtij qyteti janë shprehur indiferente ndaj këtij tubimi, duke paralajmëruar mospjesëmarrjen.
I trembur nga kjo braktisje, përballë edhe dështimit të strukturave lokale të PS-së së Durrësit, që nuk arrijnë të mbushin pallatin e sportit “Ramazan Njala”, Edi Rama, ka bërë kuijdes që për “të joshur”, sa të mund qytetarë ët Durrësit, të marrë sot me vete edhe disa këngëtarë nga Tirana, koncerti i të cilëve, shpresohet të mbledhë ca  dashamirës muzike, që edhe të shfrytëzohen nga Edi Rama, për mitingun e tij të tipit monolog. Jo vetëm kaq, por disa televizione lokale të Durrësit, kanë lajmëruar gjatë gjithë ditës së djeshme, për koncertin e sotshëm në pallatin e sportit të këtij qyteti.
Ndërkohë, për gjatë gjithë ditës së djeshme, dy tre automjete kanë qarkulluar nëpër rrugët e Durrësit, ku nëpërmjet altoparlantëve të tyre ripërsërisnin ftesën për qytetarët durrsakë, për pjesëmarrje në takimin e sotëm me “vullnetarët” në pallatin e sportit.
Krahas kësaj Rama mësohet të ketë kërkuar ndihmën e kryebashkiakut të Durrësit, që të mundësojë dërgimin në tubimin e sotëm të nëpunësve e policëve bashkiakë të këtij qyteti.
Të vetmit “vullnetarë”, pleqtë të PS-ës, mësohet se ditët e fundit, janë shpërndarë nëpër qytet, duke tentuar të ftojnë sa të mundin qytetarë për në takimin e sotëm me kreun e PS-ës, Edi Rama.
Dështimi i Edi Ramës në turin e tij të tipit “takim me vullnetarët”, u parapa, që ku ai inicioi këtë “gjetje” në Tiranë, kur ndërsa nuk arriti të mbushë sallën e pallatit të Kongreseve, e zhvendosi tubimin në hollin e këtij pallati. Ndërkohë, takimet e tjera nëpër qytete të ndryshme, kanë degjeneruar në takime me pleq, përkundër trumbetimit si takime me të rinj “vullnetarë”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›