Në panik nga efekti i sukseseve qeveritare, Edi Rama kundërshton spotet publicitare

TIRANE - E kapur nga paniku i arritjeve të kësaj qeverie në këto 4 vite qeverisjeje, selia rozë ka filluar dje sulmet ndaj disa spoteve publicitare që kanë filluar që të shfaqen në media për ministri të ndryshme.
Deputeti i PS-së, Alfred Dalipi pretendoi dje se transmetimi në ekranet kombëtare dhe lokale i këtyre spoteve është një veprim jo vetëm që bie ndesh me legjislacionin dhe aktet nënligjore të nxjerra nga vetë Berisha duke prodhuar një fushatë negative para zgjedhjeve të 28 qershorit, por konsiderohet një veprim i pastër kriminal që sipas tij “shantazhon, ushtron presion psikologjik dhe financiar mbi mediat duke synuar të blejë hapur politikën e tyre editoriale me para nga taksat e qytetarëve shqiptarë”.
Ai ftoi KLSH-në dhe Transparence International Albania (TIA) që të monitorojë këtë çështje.