Spahia: Shteti shqiptar ka njohur zhvillime pozitive gjatë qeverisjes së djathtë
Kryetari i Lëvizjes së Legalitetit, Ekrem Spahiu, theksoi të martën , gjatë një takimi me komitetin drejtues dhe këshilltarët e PLL-së në Elbasan, rëndësinë e zhvillimeve pozitive që ka njohur shteti shqiptar gjatë periudhës së qeverisjes së djathtë. Sipas zyrës për shtyp pranë PLL, Spahiu, vuri në dukje gjatë këtij takimi se ''zgjedhjet e qershorit nuk janë thjesht ballafaqim alternativash të subjekteve konkurruese, por në të vërtetë janë ballafaqime të alternativave krejt të ndryshme, të majtë dhe të djathtë''. Duke vënë në dukje diferencen e madhe që ekziston ndërmjet këtyre dy alternativave, Spahiu theksoi zhvillimet pozitive që ka njohur shteti shqiptar kur në qeverisje ka qenë alternativa e djathtë, si dhe domosdoshmërinë e mos ndërprerjes së këtij trendi pozitiv zhvillimi që po përjeton vendi. Sipas tij, ''Partia "Lëvizja e Legalitetit" e shikon kontributin e saj si një veçantësi vlerash programore të provuara ndër vite, struktura partiake efektive të shtrira në të gjithë vendin, burime njerëzore të kualifikuara e të pa komprometuara, të cilat do të vihen në dispozicion e do të përfaqësojnë me dinjitet PLL në zgjedhjet e ardhshme parlamentare".
...