E Diel, 1 Nëntor 2026

Edvini censuroi vizitën e ministrave kosovarë në rrugën Durrës-Kukës

Zëdhënësi i PD-së denoncon urdhrin për censurim ndaj disa televizioneve dhe përkeqësimin e marrëdhënieve të tutelës, që kreu i PS-së ka vendosur me disa rrjete televizive nën kontrollin e tij

TIRANE - Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka ripërsëritur akuzat ndaj kreut të Partisë Socialiste Edi Rama për censurë nga ana e mediave që ky i fundit mban nën kontroll të vizitës së 3 ministrave të qeverisë Thaçi në aksin rrugor Rrëshen-Kalimash.
“Dje, Kryetari i Partisë Socialiste, njëkohësisht kryecensuruesi i Shqiperisë dhe armik i egër i korridorit të shqiptarëve, Durrës – Kukës – Morinë, urdhëroi Tele-Belindën për të censuruar vizitën në korridorin e shqiptarëve, jo vetëm të Ministrit të Punëve Publike, por edhe të katër ministrave të qeverisë së Kosovës. Me këtë akt të shëmtuar dhe primitiv, Rama vazhdon të faktojë intolerancën e tij të plotë ndaj fjalës së lirë dhe lirisë së informacionit, diktatin e tij ndaj mediave deri në censurë të plotë”, deklaroi Bogdani. Partia Demokratike, vijoi më tej zëdhënësi demokrat, duke dënuar këtë akt të ulët të zotit Rama, shpreh gjithashtu keqardhjen e madhe sesi një media private kombëtare vendos censurë për interesa familjare të drejtorit të lajmeve të tij.
“Partia Demokratike i bën thirrje zotit Rama të mos ketë frikë që Shqipëria po ndryshon!”, përfundoi Bogdani.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›