Raporti i amerikanëve: “Arsenali ushtarak që kanë vendet e Traktatit të Varshavës”
“Vijon nga numri i të premtes së kaluar)
Sovjetikët mund të shpresojnë se Europa Qendrore do të jetë hapësira vendimtare e konfliktit në shkallë të gjerë mes NATO-s dhe Traktatit të Varshavës. Ndonëse ata mund të lançojnë njëherësh sulmet në të gjitha anët e zonës së NATO-s me ndonjë fushatë në Europën Qendrore, por kjo nuk është e sigurt. Ne besojmë se Traktati i Varshavës ka ndërmend të tregohet i kufizuar, por jo në përgjithësi, pasi veprimet sulmuese do të përqendrohen në Skandinavi dhe në Europën Jugore, si dhe njëherësh bëhet një sulm kundër qendrës së NATO-s. Ne gjykojmë se fillimi i sulmeve të Traktatit ka gjasa që të lëvizë më shumë në drejtim të ngushticës turke dhe të Norvegjisë Veriore, sesa në krahët e tjerë, në zona të tilla si Italia dhe pjesa e tjetër e zonës skandinave. Sovjetikët i konsiderojnë ato më të mundshme në rast të një lufte mes Traktatit dhe NATO; veprimet e Traktatit, duke përfshirë sulmet madhore, mund të nisin fillimisht te realizimi i një përforcimi në shkallë të gjerë me forca tokësore nga Bashkimi Sovjetik. Deri rreth viteve ‘60 mund të kishte ndodhur një gjë e tillë, sepse sovjetikët nuk e kishin llogaritur të pasurit kohë për të siguruar përforcime prioritare; gjithashtu edhe sepse rreziku i një veprimi të tillë mund të jetë kundërproduktiv. Gjithashtu, sovjetikët mund të besojnë se procesi i përforcimit nuk është siç inskenohet në mënyrë të ashpër nga sulmi bërthamor i NATO-s, siç ishte përcaktuar kjo në vitet e mëparshme. Ky ndryshim në doktrinë nuk paraqet domosdoshmërisht një ndryshim në preferencat e sovjetikëve, por reflekton atë që është nga pika e tyre të pamjes, - një plan i supozuar, i matur.
Ky afrim i koncepteve sulmuese të Traktatit ka implikime të rëndësishme paralajmëruese për NATO-n. Veçanërisht ne mund të gjendemi përballë lëvizjes së 25-30 divizioneve nga Bashikimi Sovjetik brenda Europës Qendrore, të cilat mund të zhvendosen drejt e në sulm.
Raportimi për fuqitë
Drejtori i Shërbimit Sekret të Marinës në Departamentin e Marinës beson në atë se ka të dhëna të pamjaftueshme në rastet e përfshirjes së ndonjë sulmi të sovjetikëve. Ai beson se sovjetikët, në mënyrë aktive, i marrin në konsideratë planet e sulmit, të cilat nuk përfshijnë lëvizjen e një force prej 25-30 divizionesh nga Bashkimi Sovjetik drejt Europës Qendrore përpara nisjes së operacionit. Në mënyrë të qartë, Ushtria sovjetike beson se forcat tokësore të Traktatit të Varshavës janë superiore ndaj atyre të NATO-s. Gjithashtu ata besojnë se fuqitë në terren të Traktatit në Europën Qendrore jo vetëm nuk janë në gjendje të përballojnë një sulm të NATO-s në ditët e para të konfliktit, por gjithashtu nuk janë në gjendje të udhëheqin një sulm jo-nuklear brenda Gjermanisë Perëndimore. Ky avancim i sulmit në mënyrë të shpejtë do të varet nga tanket; - forcat e Traktatit në Europën Qendrore kanë rreth 16 mijë mjete të tilla. Fuqitë e sovjetikëve në terren janë më tepër të përqendruara te tanket, krahasuar me çdo ushtri tjetër. Nëse sovjetikët mund të arrijnë në përfundimin se tanket e tyre nuk janë në gjendje të penetrojnë në radhët e forcave të NATO-s, atyre do t’u duhet që të rimendojnë strategjinë e tyre dhe të parashikojnë një riskicim tërësor të forcave të tyre.
Sovjetikët, më të fuqishëm sa duket
Drejtori i Qendrës Kërkimore dhe Sekrete në Departamentin e Shtetit beson se Ushtria sovjetike mund të jetë më larg sesa të dhënat e Përllogaritjes në vlerësimin e saj të ekuilibrit në Europë dhe aftësisë së fuqive të Traktatit të Varshavës që të ekzekutojnë një sulm të suksesshëm në thellësi të Gjermanisë Perëndimore. Dokumentet e Ushtrisë sovjetike përshkruajnë një sekuencë të sulmit të NATO-s dhe më pas lançimin e një kundërsulmi të shkëlqyer në thellësi të Gjermanisë. Ekzistojnë një numër arsyesh për të dyshuar se Ushtria dhe udhëheqja politike sovjetike mund të kenë besim në nxjerrjen jashtë saj të forcave, vetëm me ato forca që janë të gatshme në Europën Qendrore. Sovjetikët kanë qenë ekstremisht të matur në llogaritjen e pajisjeve të tyre për çdo operacion ushtarak; mbrojtës apo sulmues. Kjo u tregua qartësisht në ndërhyrjen e fundit ushtarake sovjetike në Europë, - gjatë pushtimit të Çekosllovakisë në vitin 1968.
Raportet e forcave numerike, të cilat janë në mënyrë të fuqishme në favor të sovjetikëve, mund të duken avantazh në sytë e sovjetikëve. Udhëheqësit ushtarakë sovjetikë mund të jenë të prirë për të llogaritur mbi bazat e rastit më të keq dhe të përdorin supozime të ndryshme nga Perëndimi. Nëse sovjetikët vlerësojnë se Gjermania Perëndimore nis të mobilizohet përpara Traktatit, ata mund t’i rishqyrtojnë trupat ushtarake të Traktatit, duke i shtuar ato në numër, pa pasur asnjë lloj problemi.
Për më tepër, sovjetikët mund të jenë të prirë të besojnë Perëndimin me përparësitë që kanë për pajisje. Kjo duket të jetë veçanërisht në rastet e avionëve ushtarakë dhe ekzistojnë disa të dhëna të marra prej sovjetikëve rreth operacionit ajror, pasi ka projekte të strategjisë së saj, siç del në pah nga ky vlerësim.
Një shembull tjetër i të menduarit për mbrojtje ishte sugjeruar në dy veprime, në të cilat sovjetikët duket të kenë parashikuar përdorimin e armëve bërthamore për të ndaluar sulmet e NATO-s.
Përfundimisht, strategjia sovjetike sugjeron se sovjetikët sot janë gjithnjë e më matur në llogaritjen e pajisjeve të forcave të tyre në Europë, sesa 10 apo 15 vjet më parë.
Kjo pamje e vlerësimit sovjetik të shanseve të suksesit në operacione përshkruhet në sugjerimet e Vlerësimit që sovjetikët mund të preferojnë më shumë të përforcohen përpara se të nisin operacionet në Gjermani; nëse ata mundin dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, ata do të kenë dyshime thelbësore rreth aftësisë së tyre për të nisur një sulm brenda Gjermanisë Perëndimore.
Ndoshta sovjetikët konsiderojnë se fuqia taktike ajrore e NATO-s mund të bllokohet; madje edhe ta ndalojnë këtë sulm tokësor të Ushtrisë së Traktatit; për shkak të kësaj, në mënyrë të dukshme, planet e Traktatit për një sulm në front të gjerë dhe masiv gjatë ndërmarrjes së luftës në fazën jobërthamore kanë qëllim të shkatërrojnë fuqinë taktike ajrore të NATO-s dhe sisteme të tjera bërthamore dhe të lehtësojnë punën e tyre. Ky sulm mund të drejtohet nga avionët ushtarakë taktikë dhe nga bombardues sovjetikë me rreze të gjatë veprimi dhe ndoshta nga Aviacioni Naval.
Armët e shkatërrimit në masë
Natyra gjithëpërfshirëse e kësaj skeme dhe të metat në kapacitet e shumicës së avionëve ushtarakë të Traktatit mund ta bëjnë atë një operacion të rrezikut të lartë dhe suksesi i saj varet kryesisht nga ajo që do të sigurojë sistemi mbrojtës ajror i NATO-s, që nuk është plotësisht i përgatitur dhe sistemet e lëvizshme bërthamore që nuk janë të shpërndarë. Sasia e sistemeve bërthamore të shpërndara brenda Traktatit është duke u rritur në vitet e fundit dhe kjo mund t’i aftësojë sovjetikët të administrojnë luftën bërthamore në Europë në intensitet të lartë, përpara se të fusin në përdorim sistemin e tyre të vendosur në Bashkimin Sovjetik.
Megjithatë, nuk ka ndonjë të dhënë të drejtpërdrejtë se ata janë duke shqyrtuar një alternativë të përdorimit të forcave bërthamore të vendosura në Bashkimin Sovjetik në një front të gjerë të luftës bërthamore. Ndonëse e dhëna që posedohet sugjeron se sovjetikët kanë armë nukleare në Europë.
Doktrina ushtarake sovjetike klasifikohet nga mjete kimike dhe toksike të armëve bërthamore, si “armët e shkatërrimit në masë” dhe parashikon që Pakti mund të përdorë armët kimike në një kohë kur të fusë në përdorim armët bërthamore. Ne kemi pak dyshime se sovjetikët posedojnë stoqe të mjeteve komike dhe toksike, por nuk mund të vlerësojmë sasinë që kanë në magazinat e tyre. Megjithatë, ne kemi të dhëna të mjaftueshme se disa municione toksike janë gati për përdorim nga forcat ajrore sovjetike në Europën Lindore. Fuqia e Traktatit për pajisjet dhe trajtimin për mbrojtje kundër efekteve kimike dhe radiologjike mund të jetë më operuese dhe efektive sesa kapaciteti i NATO-s.
Rinovimi i arsenalit ushtarak
Që nga mesi i viteve ‘60 sovjetikët kanë kryer një zgjerim të madh dhe përmirësuan forcat frontale të tyre; qoftë në forcat tokësore të tyre, në numrin e tankeve dhe artilerisë; në forcat ajrore taktike sovjetike, ndonëse ato kanë mbetur relativisht të pandryshuar në numër, por kanë nisur të sigurojnë një gjeneratë të re të avionëve dhe armëve. Së fundi, ka të dhëna të pjesshme që tregojnë se sovjetikët kanë ose planifikojnë të kenë sisteme të artilerisë bërthamore.
Në fuqitë e Europës Lindore, riorganizimi, zgjerimi dhe modernizimi i forcave i ka lejuar ata të sigurojnë përgjegjësi më të mëdha në planet ushtarake të Traktatit. Ndonëse përmirësimi i fuqisë tokësore i Europës Lindore është ndjekur përgjithësisht nga drejtimi sovjetik, ata kanë tentuar të izolohen brenda pak vitesh dhe të vijojnë të rriten në mënyrë graduale.
Shpejtësia e drejtimit sovjetik që të ruajë superioritetin në skenën e fuqisë në Europë duket se ka gjasa të udhëheqë një zgjerim gradual dhe për më tepër të synojë përmirësimin teknologjik përgjatë fundit të viteve ‘70. Nëse do të ecet me këtë ritëm, në fillim të vitit 1980 ata mund të kenë një total prej 2.1 milionë persona nën armë
Dokumenti është përgatitur më 4 shtator të vitit 1975 dhe është deklasifikuar në qershor të vitit 2008
4 Nentor 2008