E Diel, 1 Nëntor 2026

Drejtoria e Ujësjellësit: ”Tarifa e ujit do të rritet me 20-30 për qind”



Emanuela Sako

Banorët do të paguajnë më tepër para për furnizimin me ujë të pijshëm edhe pse për 11 vitet e ardhshme nuk do ta kenë ujin në shtëpi 24 orë. Propozimi vjen nga Drejtoria e Ujësjellësit të Tiranës që ka kërkuar që tarifa e ujit të pijshëm***** të rritet me 20-30 për qind më tepër se sa vlera aktuale. Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve, Ferdinand Petrela, deklaroi se rritja e tarifës së ujit vjen si rezultat i investimeve për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit. Por, sipas tij, rritja duhet të bëhet sa më shpejt, pa filluar ndërhyrjet në rrjet. Qytetarët duhet të përgatiten për rritjen e re, pasi faturat që do t’iu adresohen pritet që të shënojnë shifra më të larta se ato aktuale.
Furnizimi
Banorët e Tiranës do të furnizohen me ujë të pijshëm***** me ndërprerje edhe për 12 vjet të tjerë. Kështu, deri në 2020-n, qytetarët nuk do të furnizohen me ujë 24 orë pa ndërprerje. Shkak për këtë do të jenë ndërhyrjet që do të bëhen në rrjetin e ujësjellësit për të rregulluar tubacionet dhe për të shkëputur ndërhyrjet e paligjshme në rrjet. Kjo gjë ka sjellë ndotjen e ujit dhe mungesën e tij në disa lagje të kryeqytetit. Mungesa e ujit është problem sidomos gjatë sezonit veror, ku shkak bëhet thatësira e madhe. Edhe pse Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve ka përgatitur një studim, për investimet që duhet të bëhen në rrjet, drejtori i këtij institucioni, Ferdinand Petrela, shprehet se është e pamundur që të sigurohet ujë 24 orë. Studimi parashikon që vlera e investimeve të kapë shifrën e 100 milionë eurove, ndërkohë që një pjesë është siguruar nga bashkëpunimi me shtetin italian.
Uji
Uji i pijshëm përmban sasi të lartë klori, gjë që bën që në shumicën e rasteve qytetarët ta blejnë atë. Drejtori i Ujësjellësit deklaroi se Ministria e Shëndetësisë duhet të vendosë për uljen e sasisë së klorit që gjendet në ujin e pijshëm. Shpeshherë qytetarët janë ankuar për klorifikimin e tepërt të ujit, pasi ai bëhet i pamundur për ta konsumuar për shkak të erës së rëndë. Specialistët pohojnë se klori duhet të përdoret më tepër gjatë stinës së verës, ku përhapja e viruseve apo sëmundjeve nëpërmjet ujit është më e madhe sesa gjatë stinës së dimrit. Gjatë stinës së dimrit, më problematik shfaqet bashkimi i ujërave të bardha me ato të zeza. Numërohen disa raste, në rrethet e vendit, ku disa qytetarë janë prekur nga përmbajtja bakteriale e ujit të pijshëm,të cilin e kishin konsumuar.

4 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›