E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia përfundon rikonstruksionin e rrugës “Korabi” në kryeqytet



Bashkia e Tiranës përuroi përfundimin e punimeve në rrugën “Korabi” në kryeqytet. Ndërmarrja e Punëtorëve të Qytetit Nr.2, në bashkëpunim me komunitetin e zonës periferike të Tiranës, pranë lagjes së ish – “Uzinës Dinamo të Re”, ka përfunduar rikonstruksionin e plotë të rrugës “Korabi”. Ky rikonstruksion është pjesë e një investimi të Bashkisë së Tiranës në kuadër të projektit “sistemim - asfaltim” i rrugëve dytësore në kryeqytet.
Kjo rrugë është mundësuar nga kontributi i komunitetit të zonës, i cili e priti me shumë entuziazëm përfundimin e punimeve.
Nënkryetari i Bashkisë, Eduard Shalsi, gjatë ceremonisë së përurimit të përfundimit të punimeve u shpreh se kjo rrugë e rikonstruktuar plotësisht u bë e mundur jo vetëm me investimin e fondeve të Bashkisë së Tiranës, por edhe me investimin dhe kontributin material të vetë banorëve që jetojnë këtu.

4 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›