Raporti me Euron gjithmone e me sfidues per Lekun

Raporti Lekë-Euro po vijon të bëhet gjithmonë e më sfidues për monedhën vendase.
Aktualisht, në tregun valutor, Leku ka humbur shumë pikë. Euro është fuqizuar së tepërmi, si pasojë e kërkesës së lartë në treg për këtë monedhë.
Agjencitë e këmbimit valutor në kryeqytet raportojnë për një euro që tregtohet me rreth 142 lekë dhe që nuk po luhatet nga ky nivel.
Kursi i këmbimit po tregon gjithmonë e më tepër pozita të forta të monedhës europiane në raport me lekun vendas. Agjencitë e këmbimit valutor në kryeqytet raportojnë për një euro që tregtohet me rreth 142 lekë dhe që nuk po luhatet nga ky nivel.
Një rekord i cilësuar ky nga ekspertët e këtij tregu, që nuk vërehet të paktën prej 7 viteve të fundit.
Ndërsa, sipas kursit zyrtar të këmbimit valutor të Bankës së Shqipërisë, një euro është tregtuar dje 141.68 lekë dhe një dollar është tregtuar me 98.20 lekë.
Ekspertët e kësaj fushe tregojnë se kjo pozitë e euro ishte e pritshme në kushtet e një kërkese të lartë për këtë monedhë, pas liberalizimit të vizave.
Por, së fundmi bankat po grumbullojnë euro, për t’ia shitur kompanive të huaja në Shqipëri, që në këtë periudhë sezoni bëjnë mbylljen e bilanceve dhe transferimin e fitimeve jashtë.
Kjo është një tjetër arsye që ka çuar në këtë periudhë fuqizimin e euros dhe zbehjen e vlerës së lekut.
Qëndrueshmëria e monedhës vendase është konsideruar si një nga pikat më të forta të ekonomisë shqiptare për vite me radhë. Por, kohët e fundit përballje të saj me euron janë bërë gjithnjë e më të ashpra, për faktorë të ndryshëm.
E njëjta situatë reflektohet edhe në tregun e karburanteve, ku çmimet kanë arritur nivele të larta. Aktualisht, 1 litër naftë lëviz nga çmimi 168-172 lekë, në varësi të pikave të karburantit.
Kurse, benzina që tregtohet gjithmonë me një çmim më të lartë, kap aktualisht vlerën nga 170 deri në 178 lekë për një litër.
Sipas importuesve të mëdhenj të naftës në Shqipëri, këto çmime janë nën ndikimin e çmimeve ndërkombëtare, të cilat reflektohen herët a vonë në tregun e karburanteve.