Amnistia, shans për taksat e papaguara të automjeteve
15/04/2011 Pinari: Janë mbi 160 mijë makina të paçregjistuara, të cilat vazhdojnë të gjobiten
Automjetet, që janë dëmtuar, kanë dalë jashtë përdorimit, janë dhënë për pjesë këmbimi apo janë braktisur dhe nuk janë çregjistruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Transportit Rrugor kanë shansin të përfshihen në amnistinë fiskale. Kreu i këtij institucioni Arben Pinari bën të ditur se nëse do të miratohet në Kuvend projekti i propozuar i amnistisë fiskale qytetarët që posedojnë një automjet të tillë do të përfitojnë faljen e taksave vendore dhe kombëtare të papaguara deri më 31.12.2010. Më konkretisht bëhet fjalë për taksën e regjistrimit, e cila është një taksë që paguhet një herë në vit pranë institucioneve të pushtetit vendor, si dhe për taksën vjetore të qarkullimit, e cila është një taksë kombëtare dhe administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor. Mund të jenë emigrantë, të cilët kanë qenë jashtë shtetit për një periudhë kohe, apo persona të tjerë që nuk shkojnë të paguajnë as taksat e 2011-ës, sepse u kërkohen detyrimet e viteve të kaluara. Edhe këta persona mund të përfitojnë nga amnistia.
Falja e gjobave
Në sistemin e të dhënave të këtij institucioni janë ende të regjistruar mbi 160 mijë automjete, të cilat ndoshta nuk përdoren më, por për shkak se nuk janë çregjistruar poseduesit e tyre vijojnë të konsiderohen si taksapagues debitorë. Sipas ligjit, këta drejtues automjetesh janë të detyruar të paguajnë këto taksa, pavarësisht se nuk i përdorin më automjetet e tyre. Aktualisht në sistemin e të dhënave të automjeteve janë të regjistruara mbi 450 mijë mjete. “Kemi afro 40 për qind të numrit të përgjithshëm të automjeteve që për arsye të ndryshme nuk i kanë paguar detyrimet, apo janë amortizuar, etj, pra nuk është bërë çregjistrimi ligjor i tyre. Në arkivën kombëtare të mjeteve ato rezultojnë ende. Nëse kjo paketë do të miratohet qytetarët shqiptarë do të kenë një përfitim të drejtpërdrejtë prej saj”, - thekson zoti Pinari. Kreu i DPSHTRR-së garanton se procedurat e çregjistrimit në rast se do të miratohet drafti për amnistinë fiskale do të thjeshtohen në mënyrë të tillë që të gjithë të përfitojnë, si dhe të njoftohen zyrtarisht të gjithë ata persona për të cilët disponohen adresa të sakta. Nëse këta qytetarë nuk do të përfitojnë nga kjo amnisti do të ketë masa më të rrepta për ata që nuk paguajnë detyrimet e vitit aktual 2011 e më pas, ashtu siç edhe është theksuar më parë nga ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili ka nënvizuar se “pas kulaçit vjen tërbaçi”.