Shkak kriza, 1 milion makina të pasiguruara
15/04/2011 Në shtetin fqinj Greqi
Drejtuesit e automjeteve në Greqi preferojnë të qarkullojnë me automjete të pasiguruara, pasi kriza ekonomike nuk u jep atyre mundësinë të ripërtërijnë kontratat e sigurimeve. Mediat greke bëjnë të ditur se përllogaritet në rreth një milion automjete numri i tyre për të cilat drejtuesit nuk kanë bërë sigurimin e përvitshëm të qarkullimit në rrugë. Sipas drejtuesve të lartë të Shoqërisë së Sigurimeve “Ethniki Asfalistiki” janë shprehur se kjo shifër po rritet vazhdimisht. Ndër faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e kësaj situate janë gjendja e vështirë ekonomike në kombinim me rritjen e fundit të pagesës për sigurimet, që i ka shtyrë drejtuesit e automjeteve të shmangin sigurimin e automjeteve të tyre. Një prej statistikave që përmendin mediat e huaja është se kohët e fundit makinat e pasiguruara arrijnë në mbi 17 për qind. Kjo gjendje pritet të shtojë edhe problemet e shoqërive të sigurimit, pasi sipas drejtorit të “Ethniki Asfalistiki”, Leonidha Theoklitu, shumë prej tyre do të detyrohen të dënohen me “mbyllje” ose do të bashkohen për t’i shpëtuar falimentimit.