Kuvendi, miraton aktin normativ për Irakun
Kuvendi i Shqipërisë miratoi dje aktin normativ për dërgimin e trupave shtesë në Irak, në kuadër të kompanisë "Liria e Irakut".
Socialistët edhe pse shprehën rezerva në lidhje me aktin e paraqitur, pasi mungonin vendi i dislokimit dhe afati, votoi pro këtij akti. Deputeti i LSI-së, Pëllumb Xhufi shprehu shqetësimin se nëse ushtria shqiptare ka territorin shqiptar nën kontroll. Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, i cili ka dhënë garanci në lidhje me sigurinë e territorit shqiptar. Por Xhufi shprehu shqetësimin e tij për faktin se akti normativ aktual mbivendos atë të vitit 2003, çka nuk ishte normale për nga ana teknike ligjore. Ndërsa socialisti Petro Koçi deklaroi se "pro aktit normativ, por ka disa probleme teknike në lidhje me këtë proces, pasi mungon vendi i dislokimit dhe kohëzgjatja e afatit". Akti është miratuar me mbi 80 vota pro, ndërsa 6 deputetë kanë abstenuar.