Besa eliminohet me turp nga Grasshopers
Në "Niko Dovana", bollëk golash për Grasshopersin, fituesin e Kupës Intertoto të vitit 2006, e jo për Besën në aventurën e saj të parë në mini-kompeticionin evropian.
Kështu, pas kualifikimit të merituar kundër qipriotëve të Etnikos Aknas, ëndrra e kavajasve për të realizuar kualifikimin historik në turin e tretë u shkërmoq në mënyrën më të turpshme brenda 45 minutave të pjesës së dytë, kur për miqtë realizuan Sabanoviç (55' e 69') dhe Zuber në minutën e 86-të. Takimi i shumëpritur për tifozerinë kavajase (numër i kënaqshëm në Durrës) u zhvillua në kushte të temperaturave ekstreme (37 gradë Celsius). Sipas rregullores skuadrat bënë edhe nga një pushim të detyruar dy minutësh në harkun e 45 minutave (në minutën e 22 të çdo pjese). Besa prodhoi fare pak në fushë, duke vuajtur edhe mungesën e një sulmuesi me përvojë si Artim Shaqiri, i cili nuk ishte i pranishëm në këtë takim, pasi shqiptaro-maqedonasi ka nënshkruar kohë më parë një kontratë në një klub Azerbajxhan, për të cilin do të luajë edhe Ramadani. Kavajasit u treguan shumë të kujdesshëm, duke pasur vetëm një sulmues të avancuar, Herbi Fortunat, të mbështetur nga pesë mesfushorë, teksa Mancaku e Progni gjatë manovrës luanin rolin e sulmuesve të mirëfilltë. Si përfundim ka ardhur e njëjta humbje si me bullgarët e Liteksit të Loveçit, një vit më parë, po në "Niko Dovana", por atëherë për ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës UEFA. Ekipi verdhezi ka dalë jashtë nga vazhdimi i mëtejshëm i Kupës Intertoto, por gjithsesi ia doli të kalojë një tur, duke i lënë radhën Dinamos (në Ligën e Kampioneve), Vllaznisë e Partizanit (të dyja në Kupën UEFA) për të treguar nëse janë të afta të kalojnë të paktën një tur.