E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti për gjendjen në paraburgim: Situata problematike

TIRANE- Avokati i popullit dhe Instituti Europian i Tiranës prezantuan sot raportin e monitorimit për gjendjen në sistemet e paraburgimit në vend. Raporti i hartuar mbi bazën e një investigimi në dhomat e paraburgimit të mjaft komisariateve në vend evidentonte një sërë problemesh dhe kushtet e rënda të trajtimit të paraburgosurve. Evidentohej këtu fakti se mungon kujdesi i mjaftueshëm shëndetësor vecanërisht për të sëmurët psiqikë. Ndërkohë që infrastruktura në dhomat e paraburgimit lë shumë për të dëshiruar. Vëzhguesit konstatuan se në mjaft raste në një krevat flenë dy të burgosur, tualetet janë jashtë standarteve dhe arsimimi për të miturit në burgje thuajse nuk funksionon. Sipas drejtores së projektit Marta Konorata në mjaft institucione paraburgimi abuzohet me vendimet për të trajtuar të burgosurit në dhoma izolimi. Aplikimi i kësaj mase si dhe koha e mbajtjes së të burgosurve në kushte izolimi tejkalohen thuhet në raport. Dokumenti evidentonte dhe fakte të tjera të rënda si ato të konstatuara në spitalin e burgut ku dy të burgosur mbaheshin lidhur me zinxhir.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›