E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali Kenedi, fotoja që “do të kishte ndryshuar historinë”

Faqja online Tmz ka arritur të sigurojë një foto të vitit 1950, ku, sic shkruhet “do të kishte ndryshuar historinë”. Bëhet fjalë për një foto ku tregohet presidenti i ardhshëm i SHBA-së, John Fitzgerald Kennedy, teksa merr diell në barkë me gra nudo. Në atë periudhë gruaja e tij Xheki po humbte fëmijën e tyre të parë. Një foto e cila nëse do të ishte shfaqur gjatë zgjedhjeve presidenciale do të kishte shkatërruar tërësisht karrierën politike të Kenedi. Ekspertët e fotografive kanë analizuar foton e vjetër dhe kanë arritur në përfundimin se ajo është origjinale dhe pa asnjë ndërhyrje. Në të majtë të fotografisë duket qartë një burrë i shtrirë që i ngjan Kenedit, ndërsa sipas të dhënave të zbuluara rezulton se pikërisht në atë periudhë, presidenti i ardhshëm i SHBA-ve bashkë me vëllain e tij dhe senatorin George Smathers kishin organizuar një udhëtim me anije në Mesdhe. Fotoja kompromentuese ishte në pronësi të një mekaniku i cili për vite me radhë e ka përdorur atë për tu lavdëruar tek miqtë e tij me faktin se dispononte nje foto komprometuese të Presidentit. Vetëm pas vdekjes së tij, fotografia u gjet nga i biri i cili vendosi ta bëjë publike. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›