Raporti shpifës i një “shërbëtori” të Beogradit
14/01/2011 Kombi ynë shqiptar (jo në pak raste) ndodhet nën trysninë e më të mëdhenjve, edhe pse nuk është një vullnet politik i forcave të mëdha, zhurma mediatike është shumë e ndjeshme. I ndjeshëm është edhe temperamenti i një ballkanasi, e veçmas i një shqiptari. Ai nuk i duron asnjëherë thirrjet dhe ulërimat drejtuar kundër tij, ashtu siç është munduar e përpjekur në historinë e tij të kundërshtojë vendimet e fuqive të mëdha, të cilat kanë qenë historikisht të padrejta dhe në kurriz të trojeve tona, megjithëse duket që SHBA dhe Evropa po korrigjojnë gabimet e tyre të kaluara, deri në njëfarë mase. Pas pavarësisë së Kosovës, hyrjes në NATO dhe liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën, mund të themi që SHBA është pro një rajoni në kufijtë normalë të saj, ku pjesa më e madhe janë toka shqiptare.
Ndërsa, Dick Marty është “kushtruesi”, i cili edhe pse nuk mund të dijë ose të paktën nuk ka provuar kënaqësinë e dhënies së një kushtrimi si këto të maleve tona, ai (pa)dashje dha kujën se gjoja Hashim Thaçi dhe UÇK-ja paskan shitur organet e njerëzve. Gjithashtu, në këtë trafik është përfshirë edhe qeveria shqiptare. Ndër të tjera, Dick Marty ofendon ashpër shqiptarët duke i quajtur njerëz të ulët dhe trafikantë. I shkreti Marty! I gjori Dick!
Shqiptarët dhe shqiptaret duhet ta kenë të qartë se Dick Marty nuk e do kombin shqiptar, madje ai është munduar me mekanizmat e tij të përgatitur nga Beogradi zyrtar të pengojë pavarësinë e Kosovës, por edhe të flasë me nota pesimiste për liberalizimin e vizave të vendeve të BE-së me Shqipërinë. Ai, duke akuzuar liderët shqiptarë, dëshiron të deligjitimojë besimin që populli kosovar i dha qeverisë aktuale të drejtuar nga Hashim Thaçi. Por klasa politike kosovare, ashtu siç ka qëndruar e palëkundur në arritjet e deritanishme, ashtu duhet të ballafaqohet në bllok politik kundër shpifësit të autorizuar me direktiva nga Moska dhe Beogradi, që mban mbi supe emrin e një paragjykuesi diskriminues, Dick Marty.
Dick Marty ndodhet përballë kombit shqiptar, ku pretendon që direktivat e marra nga Beogradi t’i realizojë, në mënyrë që të pështjellojë situatën mjaft të mirë që po kalon populli shqiptar kudo në trevat e tij etnike. Dick Marty thuri ato pallavra për të penguar ecurinë e integrimit evropian edhe të shtetit të Kosovës, pasi me Republikën e Shqipërisë nuk ia arriti një qëllimi të tillë. Ky person dëshiron të krijojë destabilitet në Ballkan dhe rajon e më gjerë. Ta dijë mirë Evropa mbarë se ne jemi gjithë shqiptarë! Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Greqia, por edhe Serbia e Kroacia kanë aq shqiptarë, sa mund ta “tundin-shkundin” raportuesin zviceran të përgatitur nga manovrat “millosheviçjane”.
Së fundmi, shqiptarët duhet të qëndrojnë të qetë, pasi e kaluara ka vërtetuar që njerëz të tillë dashakeqë ka pasur plot, por kryesorja është që ne i kemi kaluar këto momente që të tjerëve t’ë mos ua bëjmë qejfin duke i dhënë vëmendje të madhe një situate të tillë, pasi Dicku “Dick i gjorë” mbetet, ndërsa integrimi i shqiptarëve do përparojë gjithnjë. Kjo nuk është vetëm një thirrje për qetësi e maturi, kjo nuk është vetëm një deklaratë publike për miqtë dhe dashamirësit e gazetës atdhetare “Nacional Albania”, por është një analizë që del nga historia e këtij kombi dhe nga arritjet e viteve të fundit. Behxhet Pacolli e dha deklaratën e tij kushtruese, tashmë mbetet reagimi nga Tirana zyrtare. Është pikërisht kjo e fundit që do të mbledhë mbarë liderët shqiptarë. Sot ne kemi nevojë edhe për mbështetjen e tij, por ai mbetet sllav i egër dhe dashakeq ndaj këtij kombi autokton, ndoshta edhe më keq se Dick Marty.