Vllaznia, Bala çon tri pikë të arta në Shkodër
Vllaznia mori tri pikë të çmuara në një “Qemal Stafa” pa shikues, duke mposhtur Tiranën 1-0 falë një goli të sulmuesit Bekim Bala (36’), por që merita kryesore i takon anglezit Xhemi Feniks, futbollisti që dhe edhe pasin e artë në fitoren e parë të shkodranëve në transfertë në dhjetë takime të luajtura. Për talentin Bekim Bala ky ishte goli i tij e tetë sezonal. Tirana, me trajnerin zyrtar në tribunën “VIP” nuk mundi të barazonte rezultatin, pasi sfera e goditur nga Sebino Plaku goditi tranversën. Tirana shënoi një gol me anë të Gjergji Muzakës, por ai u anulua nga anësori Gerhard Qirici për pozicion jashtë loje.
Për kampionen në fuqi kjo ishte humbja e gjashtë sezonale në 20 javë kampionat. Në Laç vendasit fituan 1-0 me Shkumbinin falë një goli të realizuar me penallti nga ana e sulmuesit Arlind Nora nga pika e bardhë në minutën e 56-të, gol që rezistoi deri në fund të takimit. Edhe për gjirokastritin ky ishte goli i tij i tetë. Takimi Skënderbeu-Teuta nuk u luajt në Korçë për shkak të deborës. Sot do të luhen dy takimet e fundit të javës së 20-të, Besa-Kastrioti (ora 13:00) dhe Flamurtari-Apolonia (14:00).
Kategoria Superiore
Java 20
05.02.2010
13:00 Gramozi-Dinamo 0-1
/ Maksimilano Timparano
06.02.2010
14:00 Tirana-Vllaznia 0-1
/ Bekim Bala 36’
14:00 Laçi-Shkumbini 1-0
Arlind Nora 56’ (p)
13:00 Skënderbeu-Teuta (nuk u luajt)
07.12.2010
13:00 Besa-Kastrioti
14:00 Flamurtari-Apolonia
RENDITJA AKTUALE
1 Dinamo 20 51
2 Besa 19 36
3 Tirana 20 32
4 Shkumbini 20 27
5 Teuta 19 26
6 Kastrioti 19 25
7 Apolonia 19 25
8 Laçi 20 25
9 Vllaznia 20 32
10 Flamurtari 19 18
11 Gramozi 20 18
12 Skënderbeu 19 15
Dhunë në Memaliaj, goditet anësori
Bylis barazoi me Partizanin në kryeqytet. Fitojnë Elbasani dhe Lushnja
Në Memaliaj nuk e harrojnë zakonin e vjetër për të sulmuar gjyqtarët, edhe pse ndeshja kundër Skraparit u luajt zyrtarisht pa shikues. Tifozë të gjendur jashtë rrethimit të fushës goditën anësorin e ndeshjes, ndërsa loja u ndërpre për disa minuta derisa sa policia lokale vuri rregull. Memaliaj humbi një penallti (priti Naço), ndërkohë që pak minuta më pas, Çeka shënoi golin e fitorës. Bylisi, kryesuesi i Kategorisë së Parë, mori një pikë të çmuar në kryeqytet në barazimin 1-1 me Partizanin në “Selman Stërmasi”. Partizani shënoi i pari më anë të një gjuajtje të lirë të ekzekutuar mjeshtërisht nga Artan Karapici (22’), ndërsa Bylisi vendosi ekuilibrat në fushë me penalltinë e fituar nga Dimo dhe të realizuar nga ish-lojtari i “demave të kuq’, Romeo Hamzaj (70’). Bylis kryeson me 41 pikë. Elbasani fitoi 3-0 me Sopotin (Kuçi 20’, Dalipi 21’, Ramazani 77’), ndërsa Lushnja 1-0 me Turbinën (Alert Alcani 35’). Kamza fitoi nga ana e saj 3-0 me Besëlidhjen: Endri Tafaj 18’, Saimir Patushi 63’dhe Edlir Tetova 69’ realizuan për Kamzëm; ndërsa Lamnica 58’ për lezhjanët. Tetova humbi një penallti. Burreli fitoi 2-1 me Adën, falë dy golave të realizuar nga Dritan Gjoka (25’ e 80’ me 11-m). Bledar Përfati (4’) shënoi për Adën. Gramshi fitoi 2-0 me Bilisht Sport (Ceno 34’, Cekrezi 90’). Sot do të luhet Pogradeci-Luftëtari.
KATEGORIA E PARë
Java 17
Burreli-Ada 2-1
Dritan Gjoka 25’ (p), Dritan Gjoka (80’, p)/Bledar Përfati 4’
Kamza-Besëlidhja 3-1
Endri Tafaj 18’, Saimir Patushi 63’, Edlir Tetova 69’/ Lamnica 58’
Tetova gjuan jashtë penalltinë 33’
Elbasani-Sopoti 3-0
Kuçi 20’, Dalipi 21’, Ramazani 77’
Lushnja-Turbina 1-0
Alert Alcani 35’
Partizani-Bylis 1-1
Artan Karapici 22’/ Romeo Hamzaj 70’ (p)
Memaliaj-Skrapari 1-0
Ceka 69’
Gramshi-Bilisht Sport 2-0
Ceno 34’, Cekrezi 90’
8 Shkurt 2010