Rasmussen: Ende jo reduktimit të trupave KFOR
TIRANE-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ndodhet sot për një vizitë të tij të parë në Republikën e Shqipërisë. Në takimin e parë Rasmussen që e zhvilloi sot paradite me Ministrin e Jashtëm Ilir Meta u diskutua vecanërisht situate në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit.
Sic pohoi Rasmussen situata në Kosovë është ende e vështirë dhe vetëm përmirësimi i situatës do të mundësonte pakësimin e trupave.
“Ne kemi parë se situata në Kosovë është ende e vështirë. Unë mendoj se përmirësimi i situatës në Kosovës do të na mundësojë pakësimin e trupave në Kosovë. Por me lejoni që tju siguroj juve se reduktimi i trupave do të ndodhë pas një analize të hollësishme nga pikpamja politike. Ne nuk do të ndërmarrin asnjë hap që do të dëmtonte sigurinë në Kosovë”, tha Rasmussen.
Edhe Ministri i Jashtëm, Ilir Meta theksoi në konferencën e përbashkët për shtyp se ai dhe Rasmussen ndanë mendimin se reduktimi i trupave të KFOR në Kosovë do të ndodhë në përputhje me kapacitetet në këtë shtet. “Une dua të shpreh vlerësimin për kontributin e KFOR në Kosovë dhe kemi ndarë mendimin e përbashkët se reduktimi i trupave të tyre në Kosovë do të vijojë në përputhje me formimin e kapaciteteve”, tha Meta.
(d.b/BalkanWeb)