E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasmussen letër urimi për Metën

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, mori dje një mesazh nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, z. Anders Fogh Rasmussen. "Dëshiroj t‘ju përgëzoj për emërimin tuaj në postin e zv.kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë", shkruan Rasmussen. Sipas tij, Shqipëria ka kontribuar për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan dhe në operacionet e NATO-s, që para anëtarësimit të saj të plotë në Aleancë, kontribut që është dëshmi e qartë e zgjedhjes së rëndësishme të popullit shqiptar për t‘u bërë pjesë e komunitetit të kombeve demokratike të zonës së Atlantikut të Veriut në përpjekjet e tij për siguri. Ai shprehu bindjen se ky përkushtim do të vijë vetëm duke u forcuar, sidomos tani që Aleanca mbetet fortësisht e përkushtuar ndaj Afganistanit dhe ndërsa në të njëjtën kohë po kalon përmes një transformimi të rëndësishëm. "Kjo punë përfshin edhe zhvillimin e një koncepti strategjik të ri deri në Samitin e ardhshëm të NATO-s në vjeshtën e vitit 2010. Ky proces do të jetë një proces përfshirës politikëbërjeje, që do të përfshijë të gjithë aleatët dhe jam i sigurt se Shqipëria do të marrë pjesë në detyrimet e caktuara", theksoi Rasmussen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›