Rasmussen ne Kosovë

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 16:43
Një ditë para zbatimit të planit të Qeverisë për të dërguar policët dhe doganierët në pikat kufitare në Veri, Kosovën e viziton kreu i NATO’s, Anders Fogh Rasmussen.
Kjo është bërë e ditur nga Aleanca Veri Atlantike, ku Sekretari Rasmussen pritet ta takojë komandantin e ri të KFOR’it, gjeneral-majorin, Erhard Drews, kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çekun dhe përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare në vend.
Para disa ditësh, Rasmussen është takuar ne Bruksel me Presidenten Jahjaga, ku ka thënë se NATO’ja ishte e shqetësuar me situatën e krijuar në Veriun e Kosovës pas aksionit për të marrë nën kontroll pikat doganore 1 dhe 31.