Lippi, gati të kthehet

Nga Express më 14 shtator 2011 në ora 17:11
Marcello Lippi është gati t’i kthehet zejes së trajnerit, pas pauzës që bëri, pasi e përfundoi eksperiencën e dytë me Kombëtaren italiane.
Trajneri italian ka folur për të ardhmen e tij, duke pranuar se ofertat nuk i mungojnë.
“Pushimet janë duke përfunduar. Dëshirë e imja është që ta rifilloj punën. Një pranverë tjetër në shtëpi nuk dëshiroj ta paramendoj. Për momentin janë në opsion 3-4 mundësi, përfshirë këtu edhe Kombëtare. Deri tash nuk e kam zëvendësuar një trajner të shkarkuar gjatë sezonit, por këtë herë mund ta bëj një gjë të tillë”, deklaroi për Radio Monte Carlo, Marcello Lippi, kampion i botës me Italinë.