Tiranë, gjendet një person i vdekur
TIRANE- Mbrëmjen e sotme është gjetur një person i seksit mashkull, ende i paidentifikuar në castet e fundit të jetës. Personi është gjetur pranë oborrit të shkollës Teknologjike, ndërsa është dërguar menjëherë në spital, ku ndërroi edhe jetë. Nga hetimet e para të policisë mendohet që viktima mund të jetë vetëhelmuar. Po sipas policisë së Tiranës, mësohet se personi i seksit mashkull mund të ketë qënë me probleme mendore.(m.a/BalkanWeb)