E Diel, 1 Nëntor 2026

Jep dorëheqjen kreu i PS-së të rrethit Korçë, Muharrem Meko

Muharrem Meko nuk do të mbajë më postin e kreut të Partisë Socialiste të rrethit Korcë. Lajmi është konfirmuar fillimisht nga burime brenda partisë, por më vonë ka qenë vetë Meko, i cili ka konfirmuar dorëheqjen e tij. Sipas tij vendimi i është bërë i ditur edhe kryetarit të PS-së Edi Rama, ndërsa nuk dihet nëse ky i fundit do ta pranojë apo jo një akt të tillë. Ndërkaq mbeten enigmë shkaqet e këtij vendimi, nëse kanë qenë arsye personale të zotit Meko apo një konflikt i mundshëm me lidërshipin e PS-së.Muharrem Meko është një figurë e rëndësishme e PS-së, ka mandatin e dytë si kryetar i PS-së të rrethit të Korcës, ndërsa ka qenë edhe sekretar i kësaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›