Britanikëve u është sosur durimi me tre liderët kryesorë
Britani Votuesit janë mërzitur me liderët e tre partive kryesore. Këtë e tregon një sondazh që i nxjerr ata më pak popullorët në histori.

Kryeministri Cameron, kreu i opozitës Miliband dhe zv.kryeministrit Clegg
Të dhënat e sondazhit të YouGov paraqesin David Cameron (kreu i Partisë Konservative), Nick Clegg (kreu i Partisë Liberal Demokrate) dhe Ed Miliban (kreu i Partisë Laburiste) në një nivel mjaft të ulët pëlqimi në elektorat.

Tre liderët kryesorë
Sa i takon kryeministrit David Cameron duke llogaritur numrin e votuesve që thonë se po bën një punë të mirë me ata që thonë se jo, përfundimi është -27 pikë.
Kjo është përqindja më e ulët që ka marrë ndonjëherë Cameron, si kryeministër dhe gjithashtu edhe gjatë kohës kur ishte në opozitës, thotë Anthoni Uell nga YouGov.
Por nëse partitë e tjera do të mendonin se mund të përfitonin nga rënia e tij, janë zhgënjyer. Lideri laburist Miliband e sheh veten në -41 pikë. Kurse zv.kryeministri është edhe më keq pasi shkon në -53 pikë.

Vlerësimi i punës së liderëve
Eksperti i sondazheve Mike Smithson, që drejton faqen Political Betting thonë: Duhet të jem korrekt por nuk mund të gjej një periudhë tjetër në historinë modernet të Britaninë ku tre liderët kanë regjistruar regjistruar një rezultat kaq të dobët në të njëjtën kohë. Zakonisht kur njëri apo dy bien, ngrihet një tjetër.

Mbështetja për partitë
Sondazhi i YouGov tregon se 68% e votuesve mendojnë se politika e Britanisë është e korruptuar dhe tetë në dhjetë votues beson se në shkëmbim të donacioneve jepen shpërblime. /F.Stafa/